Mësuesja e fshatit-Arjana Fetahu Gaba

Mesuesja ne kendveshtrimin tim, ne poezine ” “Mesuesja e fashatit”
Viti 1993!
 
Mësuesja e fshatit
 
Në dimra me baltra të ngrira,
Mufatur nga gjumi i trazuar,
Në qafë një shall i thurur me shtija,
Mësuesja e fshatit, ditën ka zgjuar.
Në çantë bukë e mbetur nga mbrëmja,
Me shkrime fletorja gjysëm e grisur,
Ca buzë të thara e mavijosur,
Mësuesja ditën ka nisur.


Tek shkolla pa lyer në rrëzë të fshatit,
Ku diellin e fsheh ky mal kaq i zhveshur,
Pak nxënës gjymtuar nga rrjedha e fatit,
Mësuesen presin të qeshur.
Sa madhështi kur i mbledh rreth saj,
Dhe një nur hyjnor fytyrën ja çel,
Tek këta fëmijë të bukur e të pa faj,
Sheh të ardhmen me sy të thellë.
 
Arjana Fetahu Gaba,
Fier, 1993