Mos u dorëzo, Mimoza! Mimoza Lazaj

Mos u dorëzo, Mimoza!

Mos u dorëzo nëse lodhesh,
Jepi forcë vetes,
Dhe duke shpresuar jeto.

Dhe nëse problemet
Të mblidhen një e nga një,
Mendo me qetësi
Dhe pastaj vepro.

Foli vetes siç i ke folur gjithmonë,
Me qetësi dhe me forcën
Që të karakterizon.

Mbylli sytë dhe mendo
Më të mirën.

Dhe kur gjendja rëndohet
Dhe s’ke rrugëdalje,
Dhe nëse njerëzit e afërt
Të tradhtojnë,
As atëherë mos u dorëzo.

Merr frymë thellë,
Shtrëngo dhëmbët fort
Dhe luaneshën në sy ua trego…