Në ditën e baballarëve-Lumo Kolleshi

Lumo Kolleshi

Në ditën e baballarëve
 
Erdhi dhe iku pa kafe
 
“Mos u mat me hijen e mëngjesit!”
Kështu më tha dikur im atë
Dhe kisha botuar të parën poezi në gazetë.
Nuk e di as vet pse dola sot në ballkon,
Të matja veten a hijen time vallë,
Të kërkoja babanë?
(Në ëdërr erdhi mbrëmë dhe iku pa gjerbur një kafe.)
Ah dhe ky diell që perëndon kaq shpejt në qytetin tonë!
Kthehu dhe nje here,baba!
Këtë çast nuk po gjej dot as hijen time mbi dhe!

19.03.2022
 
 
TIRANI NE OLIMP
 
(dhe jo vetëm në rrafshin mitologjik)
Zemëruar keq tirani i Olimpit

Me zjarrmarrësin e racës së vet,Promete..

Inati e egërsoi dhe skuqi keq inatin,

Hefestin e thërret gjithmonë,me nge e pa nge.
Këtë radhë i kërkoi të krijonte një grua,
Një grua, që njerëzimin ta çonte në mjerim.
Servili i i Zeusit,si përherë, s’u përtua,
Pandorën e baltoi me adhurim.


Perënditë i dhanë asaj dhurata shumë,
Atenaja bishtdredhur i fali mençurinë,
Hermesi i çoi gojëtarinë lumë e shkumë,
Nga muzika Apolloni i fali harmoninë.


Krijesën e vet Hefesti merr për dore,
E çon te mendjeshkurtri Epimete,
Ta mbante si grua a dashnore,
I tha: dhe këtë kuti të mbyllur pas e ke.


Kundërshtimi i Prometeut s’u pranua,
Dhe lidhja pa lidhje u bë gjithsesi,
Epimeteu me Pandorën u martua,
Syri i saj i pikëzuar veç në atë kuti.


Dhe e hapi kutinë e zezë me dyllë,
Të gjitha të ligat u bënë erë.
Më kot Epitemetu kërkon ta mbyllë,
Të këqiat e mbuluan të gjithë dhenë.
Në kutinë e zbrazur mbeti vetëm shpresa,
Si një zemberek i madh për njerëzimin,
Ndaj njerëzimi përplaset shpesh nëpër pengesa;
Me Zeus,Efest dhe Pandorë gjen veç hidhërimin.

19.03.2020
 
NGA CIKLI “PEROSTITE E SHPIRTIT TIM”
 
Plasi dhe tullumbacja e fundit…
Shfletova sytë nëpër fytyra:
Sa pak jetë për gjërat e fryra.
Pleqëri e lumit
Më bën lajka me stërkalat,
Ç’më shkasin nga duart ngjalat!
Shegët e çara
Në semaforët e degëve mbeten,
Shira të ftohtë mbi to treten e treten.
Thëllëzat i plasën gurët e malit,
Mbytshëm bien në greminë.
Nuk di kush ma bëri gjumin rrukullimë.
Në kupolën e natës
I kishte trazuar ngjyrat Onufri,
Për t’u çlodhur diku në Kashtën e Kumtit.
 
19.03…