Elli Nebi Plaku

Në pallat...
Në pallatin tonë
jeta rrjedhë e qetë
"kalimera" Maria
"mirmëngjes" Arjet
"dobrojeutrom" Katja
"merhaba" Ahmet.
Një mori kombësi
në apartamente..
natyrisht të shumtit
vendas janë, janë grekë...
Xrisa dhe Vasili
një çift grekë i ri
sytë ju rrjedhin dritë
goja ëmbëlsi
si lulet e majit, të freskët të dy..
Teutën flokëartë që përballë kam
më troket në derë
më sjellë një dorë me çaj
"ma sollën nga fshati": më thotë
gjithë gaz...
Në pallat komshinjtë
respektojmë përherë
se nga sjellja e mirë
të keqe nuk gjenë
në pallatin tonë jetojmë në harmoni
" natën e mirë" Drita
"kalinihta" Sofi..!!