Kujtim N. Mullai

Në përgjigje mikut E.B.
* * *
Para bukurisë kur kalon,
Po ule sytë përdhe,
nuk e sheh,
Bën krim, e lëndon!…
A do çelnin lulet vallë,
Po s’pati sy për t’i parë?
Për sytë janë
Tualeti,
dekoltetë,
moda,
Me të cilat
zgjohet e ngryset
BOTA!
* * *
Kur të kujtoj
Dhe s’të dëgjoj,
Më ngjan se jam shurdhuar!
Kur t’dëshiroj
Dhe s’të shikoj,
Më ngjan se jam verbuar!
Asgjë,pa TY,
S’më hyn në sy,
Më tallin: … I SHKALLUAR!
23 tetor 2025