Në prehër të reve-Avdush Canaj 

Screenshot

AVDUSH CANAJ

NË PREHËR TË REVE 




Në prehër të reve

Detyrat i bëj më mirë

Nuk më shpëton asnjë gabim i vogël.



Matematika

Më duket e thjeshtë

Edhe gramatika

Me kryefjalë e kallëzuezor.



Kanjushat vijnë e m`i kontrollojnë

Si mësueset e bukura.

Pëshpërisin

Notë të shkëlqyer e ke nga ne

Plus

Edhe një ëndërr të kaltër.



Fletorën time në klasë

Mësuesja e qon përpjetë:



Kështu bëhen detyrat!



Nuk më pyet

Në ç`tavolinë kam shkruar

E ç`laps kisha te retë gjumashe.


...