NË “QYTETIN E DRITAVE” CASTEL NOVEL FRANCË
-Mbresa udhëtimi-
Nga Ymer Hysa



Kur vajza ime Ina më dërgoi ca fotografi që më mahniten nga dekorimi me drita dhe shumllojshmëria e luleve natyrale nga më të bukurat e kështjellës, i kërkova që kur të vij në Francë dua ta vizitoj.
-Patjetër babi do më shprehej ajo. Këto që të dërgova jänë fotografi nga kështjella mesjetare Castel Novel të realizuar në ditët e karnavaleve. Kjo kështjellë mesjetare, veç rolit historik shërben edhe për aktivitete kulturore dhe mjediset e saj të jashtëme si vënd argëtues për vizitorë të shumtë e turistë të huaj.
Do të ishte darka e sotme që më dha mundësinë të vizitoja nga afër “qytezën e dritave” prej 11 ha me 1000 zbukurime vezulluese që kishte rrethuar kështjellën, ku mijëra vizitorë të të gjithë moshave argëtoheshin në pragfestat e fundvitit duke shijuar “botën” përmes dritave vezulluese, larmishmërinë e figurave, tingujt e muzikës, numrat e cirkut, argëtimin e fëmijëve te këndi i lodrave e deri te pijet e ngtohta e ushqimet.
Edhe grupi ynë ku qershia mbi tortë ishte nipi Joel e mbesa Hana do të shijonim për disa orë kënaqësinë që dhuronte ky ambjent fantastik.
Po çfar është Kështjella Novel (Castel Novel) ?
Ajo është një kështjellë historike pranë Brive-la-Gaillarde, në departamentin Corrèze në Francë. Vendndodhja e saj është Varetz, rreth 10 km nga Brive-la-Gaillarde. Është ndërtuar në shekullin XIII dhe rindërtuar dhe zgjeruar në shekujt pasues.
Bie në sy stili mesjetar i ndërtimit si dhe elementët arkitekturore të periudhave të mëvonshme
Sa i përket historisë dhe rëndësisë kjo ka qenë rezidencë fisnike. Gjithashtu lidhet edhe me figura të njohura kulturore franceze. Colette, shkrimtare e famshme, ka jetuar aty për një periudhë të gjatë.
Edhe pse ruan karakterin historik, kështjella është përshtatur edhe për përdorim modern. Ajo funksionon si hotel dhe restorant. Ka një park të madh e të gjelbëruar, ambiente për shëtitje dhe evente të ndryshme.
Në të organizohen edhe dasma, konferenca dhe qëndrime turistike.
Kushdo që e viziton ndjen një atmosferë romantike dhe të qetë pasi është një vend ku kombinohet historia me modernen.
Nuk do ta harroj kurrë kënaqësinë që më dhuroi, ndaj i falenderova nga zemra Mirin dhe Inen për respektin e treguar duke bëre mbi 200 km udhëtim vajtje ardhje nga vend banimi i tyre Limoges.
Kastel Novel 28.12.2025