G.Llojdia

1.
Rendi i ri botëror ka si qëllim largimin e kastave të korruptuara nga vendet e Mesdheut, por jo vetëm: të të gjithë të korruptuarve, politikanë, fetarë, artistë, në të gjitha fushat që i kanë mbajtur popujt nën sundim.
2.
Gradualisht, procesi do të përfshijë gjithë kontinentin tonë, pastaj Azinë deri në Lindjen e Largët.
Besoj se ai ka përfunduar tashmë në Amerikën Latine, në atë Veriore, në Kanada dhe në Zelandën e Re.
3.
Energjitë e universit janë pozicionuar në dy kahje: njëra pozitive, SHBA-ja, tjetra negative, Rusia.
E para do të ngrejë në këmbë rendin e ri botëror, që do të jetë ndryshe nga ky i sotmi, ku BE-ja nuk do të ekzistojë më.
Duam s’duam, ky është verdikti.Pse? Sepse do të fuqizohet Mesdheu. Ndryshimet e politikës bien, ngrihen ato të Krijuesit.
E dyta, Rusia, do të përpiqet të ngatërrojë popujt, sepse kjo është misioni i energjisë negative.
4.
Prej 20 vjetësh është përgatitur një lider shpirtëror, që do ta qeverisë botën shpirtërore sipas rregullave të reja të Krijuesit.Çdo rend i ri botëror është krejt ndryshe nga i shkuari, sepse kalohet në dimensione të tjera.Çdo veprim në tokë, apo në çdo planet, përcaktohet nga lart. Edhe një gjethe që lëviz.
5.
Ky do të jetë rajoni i parë në kontinentin tonë që do të vihet nën veprimin e Zotit. Këtu nuk do të pranohen të korruptuarit. Rendi i ri botëror do t’i vërë përpara të gjithë penguesit e tij.
Së pari do t’u japë kohë, pastaj, nëse rezistojnë, do të hiqen me forcë.Pse? Sepse toka është ende nën pushtetin e djallit, meqë rendi i fundit botëror, prej 3600 vjetësh, u drejtua nga profetët e tokës. Mirëpo në galaktikën tone tashme, ka dominuar energjia pozitive, dhe ky dominim shtrihet nga fillimi i saj deri në krahët e Orionit, ku ndodhet edhe planeti ynë.
Dhe djalli nuk ikën vetë: as me të mirë, as me thirrje.