Në rrugën e jetës,ç’fitova?-Vangjel Pellumbi 

Në rrugën e jetës,ç’fitova?

Një shtresë lot,e shumë mërzi.

Për hir së vërtetës,kaloi jeta.

Gjysma,vuajtje,tjetra dashuri.

Pata ëndërra që zunë myshqe!

Që nga jeta deshën t’dilnin.

Përmbi to,vendosa lotët,

Po ato prapë,rrugën merrnin.

E më pas,do rrukullisën

Se ku do shkonin,nuk e di!

I rendita në çdo rrugë të jetës.

Dhe derdha lot e mërzi.

E sot ato ëndërra u rrukullisën,

Më kanë jetën plot vuajtje.

Dhe më rrukullisën jetën,

Në ato rrugë plot mërzitje.

Këto janë rrugët e jetës!

V Pëllumbi.autori

19/10/2025 . Artë.Greqi