Në vend të lajmit-Skënder Karaçica

Skënder Karaçica

Harresa (pa)mirësjellje e Ministrit Dimal Basha(!)

Po e nisi shkrimin,me prorosinë e motit të urtakut të Drenicës,Xhemajl Abria: E moj Abri t`marrtë Drini/kur u ba me t`sunu/Brahimi dhe Selimi jem/.!Për të shtuar me indinjatë kur u bë me të ,,sunu,,Dimal Basha me flamurin e burokracisë më të shëmtuar në Kosovë!

Në ministrinë e infrasturkturës,Afrim J.Krasniqi,ish luftëtar i UÇK-së në zonën e Berishës  të Llapushës(1998-1999),punoi qysh nga koha e çlirimit dhe formimi i institucioneve (Ministria e Infrastrukturës)të Republikës së Kosovës,kur e mori sot vendimin ligjor të pensionimit.

Në ministrinë e infrastrukturës të qeverisë së Albin Kurti 3  për Afrim J.Krasniqi (Tërpezë,Llapushë)ishte dita e fundit të punës që me përkushtim e ndershmëri ishte në krye të detyrës e të respektimit të shtetit ligjor.Në mëngjesin e sotëm,punonjësi  i këtij institucione qeveritar në Prishtinë,shkoi në punë dhe,siç e do rendi i dorëzoi çelësat e punës dhe u përshendet  me (disa)nga kolegët në këtë institucion.

Ministrinë e Infrastrukturës e udhëheq për fat jo të mirë  i  përfoluri,Dimal Basha,i cili  me disa paraqitje të punimit,,shkencor ,,(!)me  bashkautore nga Maqedonia e Veriut,që thanë të pa vërteta denigruese  për luftën e drejtë të djalmenisë së UÇK-së për lirinë e Kosovës  në shtypin amerikan.

Në kohën kur Afrim J.Krasniqi, duhej të nisej në udhët e jetës,tashti si pensionist,në ministrinë e infrastrukturës,ministri Dimal  Basha, nuk gjeti kohë për të përshëndetur punëtorin dhe për të uruar për pensionimin në shtetin e Kosovës..Nga kabineti i ministrit nuk doli askush të paktën në korridorët i këtij institucioni qeveritar,të uroj për pensionimin e Afrim J.Krasniqi!Tërë kjo sjellje nën flamurin e burokracisë në koltuqet e kabinetit dhe mendjemadhësia e shpirtit më të varfur në Evropë,tregon qartë se sa të tjetërsuar janë ministrat e sojit të Dimal Basha në qeverinë Albin Kurti 3 në Prishtinë.

Në të vërtetë, duhet theksuar se Afrim J.Krasniqi u pensionua dhe,sipas tij do të kujtojë për të keq(pa)mirësjellja e ministrit  dhe kabintetit të  Dimal Basha për punëtorin,që,nuk gjeti kohë të përshëndetët dhe të uroj  për kohën ligjore të pensionimit.Në këto çaste me pamje të shëmtuar dhe jo njerëzore,Afrim J.Krasniqi,thotë për opinion, e   kam ndier vetën sikur të isha në ndonjë vend të huaj të botës e jo në shtetin tim të Kosovës…!

Kështu jemi ne,posa të marrin votën e lirë të sovranit, veshim kostumin e buroktracisë,të tjetërsimit,të (pa)mirësjellje të traditës shqiptare,që, me një njeri që bëni për shumë vite udhët e jetës në punë,të paktën është dashtë ministri Dimal Basha të uroj pensionimin e punëtorit të kësaj ministrie në Prishtinë!