Në zemër mbaj Shqipërinë-Sheqere Sina

NË ZEMËR MBAJ SHQIPËRINË
Në zemër mbaj Shqipërinë,
gjuhën, plagën dhe shpresën.
Si nënë flas,

se heshtja vret
dhe indiferentizmi shkatërron.


Me fjalë dhe kulturë bashkojmë njerëz,
me poezi përhapim paqe.


Shëndeti mendor po venitet,
njeriu po humb në errësirë.


Hipokrizinë e sfidojmë me zë,
thërrasim fort, pa frikë:


O shqiptarë, kudo që jeni,
ejani nën flamurin kombëtar.


Bashkimi bën fuqi.
Fjala lidh njeriun,
kultura e mban gjallë,
dhe nëna e mbron jetën.


Poetë e shkrimtarë u bëmë misionarë,
ura besimi ndërtuam.
Art, kulturë dhe paqe
le të përhapim në botë,
për të bashkuar shqiptarët
kudo që janë.