Nëna,shpirt i lirë!Shire Dhima

Nëna,shpirt i lirë!
Bujkeshë – Nëna ime
ma mbolli jetën në shpirtin e saj
Mbiva në botë,
siç mbijnë pafund agime
Mbiva në prehrin e saj.
Sa diell prehri i Nënës !
Rreze që qeshnin me mua
Të dyja ulur nën strehën e hënës
Sa dashuri më thoshnin të dua!
Zërin mjaltë Nëna ime!
Sa bletë e kishin ushqyer
E vogël isha, më jepnin , thërrime , thërrime
Dashurine me mjaltë më kish lyer.
I qeshnin syte Nënës time!
Kërkoja veten në sytë e saj
Të ylberta me vinin të sajat shikime
Shpirtin përshkonin çdo skaj.
Me aromë zymbyli më ngrohte Nëna !
Ninullën këndonte në buzë të gjumit
Në dritare filloj të këndojë dhe hëna
Unë lundroja në ëndërr, mbi krah të lumit.
Dritë e ylbertë ishte Nëna ime!
Shpirtin të mbushur me bekime
Tani mes yjesh mban ligjërime
Yje m’dërgon për agime.