Kështu, pra: Gjithë jetën na shoqëron pesha në zemër e humbjes së NËNËS!!! Në këtë PËRKUJTIMORE po sjell vargje të shkruara 30 vjet pas vdekjes së SAJ... Rastësi e çuditshme: NËNA ndërroi jetë kur po mbushte 45 vjet. Vargjet i shkrova dy ditë para 45 - vjetorit tim të lindjes. N Ë N Ë S Pa u bërë gjyshe me nipa e mbesa, E paarsyeshme qenka për NËNAT vdekja. Prandaj, kur ato zemra i le në moshë të re, Na iku NËNA, jo na vdiq, themi ne. Dhe i presim me ditë, me muaj, me vite, Kur kthehemi në shtëpi, Të na dalin përpara, të gjalla ... Po,po! Ja,kështu, si po të pres edhe unë, Të më shfaqesh, NËNA ime: Çdo mëngjes, çdo drekë, çdo darkë. TI e di: S'mbahet mend që kur s'jemi ulur në sofër bashkë. Po pse veç në ëndërr më shfaqesh, kur fle? Pse?!? Takimi në ëndërr Po zgjat tridhjet vjet; Tridhjet vjet vetëm nëpër net, Tridhjet vjet që TY s'të shtuan një rrudhë, Kurse mua... siç po sheh... më bënë burrë. Tani unë plakem, TI mbetesh siç je, Prandaj shqetësohesh, Merakun ma ke... Sa do të desha Këto dreq thinja, Që po më shtohen, Veç nga sytë e TU t'i fsheh! Që të të qetësoj, Si KUJTIMI fëmijë, Në prehrin tënd të vë kokën kërkoj... Mbyll sytë... ëndrrën tonë... vazhdoj... 21 janar 2026 ----------------- Dy fotot: * NËNA 45 vjeçe * UNË 45 vjeç,kur shkrova vargjet