Nëse kafshët do të flisnin…Preng Maca

Preng Maca

nëse kafshët do të flisnin

habitemi me këta njerëzit ;

na ushqejnë me kujdes,

na ngjisin emrat,

pastaj na thërrasin me ato emra,

na thonë fjalë aq të ëmbla,

sa ne e ndjejmë veten si në ëndrra!

kemi fatin e madh, të rrijmë pranë tyre

të jesh pranë atyre, që çdo ditë të përkëdhelin!

pastaj,

pikërisht këta, që na duan aq shumë

një ditë prej ditësh na hanë,

pasi na therin!

Oh Zot,

sa të pabesë, janë njerëzit!