Nga cikli: ” Meditime “-Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI: " MEDITIME "

S'ka plotësim më perfekt për vargjet e mia,
se sa ky koment i Prof. Dr. Agim Sallmani :
"Një reflektim i mprehtë që çmonton iluzionin
e parajsës së gatshme dhe na rikthen te thelbi
i natyrës njerëzore: kontrasti.
Pa hijen, drita do të ishte e verbër;
pa mërzinë, gëzimi do të ishte i zbrazët.
Kjo poezi e juaj nuk mohon ëndrrën, por e vë në provë me realizimin e shpirtit,sepse njeriu rritet
jo në bollëk të verbër, por në përballje,në dhimbje, në ndërgjegjësim.
Një meditim që na kujton se edhe parajsa, po të jetë njëngjyrëshe, kthehet në monotoni.
Prof. Dr. Agim Sallmani "
* * *
Një parajsë tokësore allakomunizëm
Mes të mirash pa mbarim
Pa halle, brenga, shqetësim,
Siç është gatuar njeriu,
Do ta vija në dyshim,
Për të mos thënë: mashtrim!
E njëngjyrshme jeta, monotoni!
S'do të matej gëzimi
pa provuar mërzi!
Ashtu si vlerat
s'do ja dinim mikut,
pa ja ndjerë dhimbjet
plagëve të armikut!
1 mars 2026