Nga CIKLI: "NGJYRA DASHURIE"
* * *
Në më pyet:
- Si të lindi ajo poezi?
Nuk ta fsheh...
Nga plagët
që shkaktove TI!...
A nuk pe,
në çdo fjalë e varg,
Të pikonin lotë gjak
Nga një zemër
zënë në çark?...
Shokët e miqtë,
sa e lexuan,
më ngushëlluan;
Ty të dënuan.
Ju luta:
- Jo kaq të ashpër
me të dashurën
miqtë e mij!
Pa plagët e saj,
Do të ngjizej,vallë,
ajo POEZI?
15 janar 2026
