Kënga e zemrës së shqipes-Sheqere Sina 

KËNGA E ZEMRËS SË SHQIPES


Poezi epike kombëtare
Vajzë e ëndrrës, bijë e dritës së parë,
ç’kërkon në qiell kur toka thërret emrin tënd?
Nën shputat e tua dridhet guri i lashtë,
në gjakun tënd rreh koha që s’vdes.
Ti s’je vetëm trup —
je flakë, je fjalë që s’u shkrua kurrë.
Jam era e besës, jo furtuna,
fryma që hyn pa trokitur dhe bën shtëpi në zemër.
Unë zbrita si lutje, hodha rrënjë në mish e shpirt,
të putha aty ku betohet njeriu.
Kur deti u ngrit mes nesh, u bëra ëndërr dhe kalova.
Besa s’njeh ujë as natë.
Fryma e Zotit zbriti si dritë,
brigjet harruan armiqësinë.
U bë urë mes dheut e qiellit,
dhe vajza lindi nga shenjtëria.
Gjuha s’i ndau më bijtë e saj,
gërmat u lidhën si motra,
Shqipja, boshti i botës,
e patundur në furtunë.
Rri zgjuar, o zemër e madhe!
Se një çast i humbur e mbyt dynjanë.
Mos fle, se armiqtë vijnë me harresë.
Qielli bie mbi tokë, dhe gjithçka bëhet një —
si mali që s’u përkul,
si fjala që s’u shua,
si zemra që rreh edhe kur plagoset.
Kjo është kënga jonë,
amanet i të gjallëve,
betim i të parëve,
frymë që s’lejon vdekjen.
Poete: Amb Sheqere Sina (Ozuni)
Vendi: Lushnjë, Shqipëri.