Hatip Hulaj

NJË DITË E NGROHTË VJESHTE
Një ditë e ngrohtë vjeshte ishte sot,
gjethet e drunjve përgjatë bulevardit”Shën Tereza”
kishin marrë ngjyrë të shumta ,kolorite,
që qytetit i jepnin një bukuri mahnitëse.
Kafenetë dhe shetitorja gumëzhinin nga njërëzit,
fëmijët andej – këndej vraponin,
prindërit me kujdes i vështronin,
aty – këtu ndonjë trotinetë,rrallë ndonjë biçikletë,
i detyronin prindërit të ishin vigjilentë.
Vërtet, kur sheh njerëzit e lumtur,ndien kënaqësi,
të tillë janë shqiptarët, kur janë apolitikë,
por portalet , Facebooku dhe analistët
shpirtin ua kanë tronditë.