
Pasqyrë,
je ti që gjëndesh dikund
pa jam unë që pasqyretin tim
Pasqyrohem mbi ujin e qetë
diku lart prej një bregu të një lumi që nuk ecë
apo të një deti pa dallgë.
Në një murale plot shkëlqim përballë
apo në një pllakë të mermertë
që zdritë në një krah bjeshke
e shoh veten ashtu të vertetë sikur jam.
Pasqyrohet pasqyreti im
edhe në një gërrnaq të pasër
të mbushun me ujë shiu.
Jam pa bukur mirë përmbi oqeanin tim
të fëmijërisë së ngrime
përgjatë udhës përmbi breglumë.
Aty përmbi akullin e dimrave
të pathyem gjithmonë jam pa realisht
kur udhës për në shkollë
flokët i kam krehë gjithmonë me gishta.
Më pas në kohët e vona e lypa,
e lypa,e lypa pafundësisht
e ende po e lypi për me e gjetë
e nuk po e di nëse
a e ka pasë njeri ndonjëherë
apo nuk ka pasë kurrë në jetë
një pasqyrë për me e pa realisht shpirtin
e me u pa.