Një zemër të pastër rinore-Vasilika Babo 

Vasilika Babo 

NJE ZEMER TE PASTER RINORE

S,ka dhurate me te bukur dhe me te cmuar se femija.
Adhurimi i i tij, eshte altar i shenjte i se vertetes.
Le t’ua hyjnizojme endrat drejt kaltersise qiellore,
deshirat ,t’u celin gonxhe ne cdo pranvere te jetes.

Drite yjesh le te derdhet mbi rruget e se ardhmes.
Me pesimizmin qe na rendon,mos ua erresojme kete bote,
se fatet njerezore jane krejt te ndryshme per cdo njeri,
Ka shume fytyra qe buzeqeshin ,kur shume te tjera derdhin lote.

Le t’i njohim me caste jete mbi te cilat ne vrapuam,
me plaget qe zemra jone, mban brenda shkruar si ne karte.
Per ata zogj te vegjel qe flatrat hapin jashte folese,
cdo fjale embel prindi ,le te jete gjerdan i arte.

Kur jeta trondit femijen,zemren tone pikellon.
Mal e det kalon ,kufij nuk njeh per t’i ndihmuar.
Kjo bote eshte e pabese,tradheton mbreter edhe princer,
I ngjit e i zbret prej fronit pa pritur e pa kuptuar.

Le tu falim dashuri e tu mesojme ndershmerine,
qe ne trupin filiz te njome gjaku lirshem tu levroje.
Me ate lloj force shpirti,te cajne mjegullen drejt lartesive,
vetem zemra e paster rinore kete bote mund t’a ndryshoje!…