Njerëzit që nuk shiten”-Migel Flor

Njerëzit që nuk shiten”

Në një botë ku çdo gjë blihet e shitet, nga ndjenjat te bindjet, nga buzëqeshjet te idealet, vlerat e vërteta po mbrohen ende…por vetëm nga pak njerëz. Ata janë të rrallë, të heshtur dhe shpesh të keqkuptuar. Nuk bëjnë zhurmë, nuk lëshojnë parulla, por jetojnë me dinjitet. Janë ata që nuk e ndajnë jetën e tyre me këdo që i do, sepse e dinë se dashuria nuk është treg, por shenjtëri.

Këta njerëz nuk ndjekin modat e shpirtit. Ata zgjedhin cilësinë, jo shumicën. Zgjedhin ndershmërinë, edhe kur ajo i lë vetëm. Janë ata që nuk kërkojnë duartrokitje për të bërë gjënë e drejtë, sepse e dinë se e drejta e humb vlerën kur kërkon shpërblim.

Në kohë të trazuara, janë si gurët e rrallë që qëndrojnë në fundin e lumit, të paprekur nga rrjedha. Dhe në heshtjen e tyre, ata mbajnë gjallë atë që bota po e harron: vlerën e njeriut, jo çmimin e tij.

Migel Flor