Besnik Memelli

NDOSHTA DHE ZOTI
E lodhur gjithshka, në këtë botë,
Ajo ka arritur,në kulmin e durimit,
Sot ka më shumë, dhimbje e lotë,
Po rrallohen dhe çastet e gëzimit.
Fajtore,janë vetë kokat drejtuese,
Sepse kokat e tyre,kanë marë erë,
I ka zënë,ajo babëzia shfrenuese,
Dhe vetëm ç’fryjnë, e bot e bjerë.
Harrojnë, popujt i kanë zgjedhur,
E luajnë, me jetën e tyre bixhos,
Eh botë e bukur, botë e pjerdhur,
Vetveten tënde,ngadalë po varos.
Bota është, në skadencë jetese,
Sa vjen e bëhet e pa durueshme,
S’duket as gjëkundi, fije shprese,
E çakorduar e pa imagjinueshme.
Në krizë etnike- çetnike acaruar,
Më i forti si ujk, kërcet dhëmbët,
Popujt e vegjël, krejt të vetmuar,
Poshtërohen,nga koka te këmbët.
Drejt luftës së tretë,pretendohet,
Kërcënime pa arsye,padrejtësisht,
Në katër anët, globi shkatërohet,
Shikohet shumë qartë, verbërisht.
Ndoshta dhe Zoti, është mërzitur,
Tek shikon,se ç’po ndodh në tokë,
Ndoshta ai tani, është duke pritur,
Për t’i dhënë botës, tjetër epokë.