Nuk harroj-Valbona Kolaveri

NUK HARROJ

Cilës dhembje i përkas

Nuk e harroj kurrë,

Ndaj dhe kjo jam unë

Dhe pse metamorfozash

Nëpër shënderrime vetesh,

Shpirtin ma përtërinë

Gjurmët nuk i humb

As në errësirë ku dritat

S’flasin shumë,

Kam hënën që s’më tremb

Dhe më puth ndër udhë.

Valbona Kolaveri