Ordinacët! Tek shohë grumbuj klanesh në ktë botë tinzare. Që ngjyejnë kafshatën në ligështi barbare. Batakçinjë lyer në llum llucë e baltē. Bërë krahë krimbat nënshtruar ordinacë.
Mes të të përdorurit dhe shëbëtorit s'dijnë ta dallojnë. Mirësisht ordinacë nën këmbë hijenash rënkojnë. Kërma kur lëshon erë e rendin krimbat mish të qelbur. Përulësisht nën kthetrën e gjuetisë së dhelprës.
Korisē të të pacipëve që të zezën dalë krah. Nofkës së turpin në një kazan hajnë. Thesit të haramit dhënë gjithnjë përparësi. M...s'bëhet mjaltë as mjalti m..kurrësesi.
S'dijnë të dallojnë erën e kërmës nga aroma mirësi. As veten ku kanë rënë e mbytë shtypur nën thembër. Argatët ordinacë për ti ngrejtur lavdi. Krushqit e epshit krevatesh gërrhasin kori.