Arta Tagani

Tashmë ishte bërë një rit.
Pas mesnate qëndronim bashkë, për pak. Qëndronim bashkë kur ishte këtu. Qëndrojmë bashkë, ndoshta pak më shumë,tani që nuk je. Është takimi pas mesnate i çdo fundviti; në atë hap, në atë hark kohe që mbyll një vit dhe të gjen në pragun e atij të riu. Ish si të nisej dita e parë pas një nate të pa gjumë,dita e pagjumë që të rrëshket gjithmonë nga duart, natdita e një ditviti në vijim.
Ekzistence në fundskaje,dhe prapë gjëndeshim në atë takim.
-Ti po qan?
-Jo… Shikimi im është vetëm melankolik, unë nuk di të qaj edhe pse më ka ndodhur megjithatë,madje shpesh që sytë të pikojnë pa mundim, pa dridhje. Kjo duhet të jetë e qarë? Atëherë po, po qaj…
Rrinim në heshtje, duke folur.
Nuk kam munguar kurrë në takim. Në rastin më të keq vonohesha, me vetëdije. Doja të arrija aty, për t’u ndalur vërtet.
Unë dhe ti.
Unë me Unë.
Këtë herë, përkundrazi, mungova. E di që më ke pritur, e di që je ende aty që vëzhgon rrugën, duke ngushtuar sytë për ta bërë shikimin më të kthjellët.
Nuk isha gati. Dhe të them,të them e zënë në faj se:
-Arsyeja më thotë të jem aty,por shikimi nuk e pranon arsyen
Më heq fajin duke shtuar se shikimi ka të drejtë,se nuk duhet të preokupohem
Kam ndalur orët, në pritje, i kam lënë aty, të shfytyruara, në atë hark kohe, në atë hap që kapërcen mbylljen e dyerve të vjetra dhe hapjen e atyre të rejave.
31.12.025