Rubjana Nika
Pa dashuri…
Pa dashuri,
dhe lulja ligshtohet,
vyshket,anohet,
e humb bukurinë,
aromën,freskinë.
Pa dashuri,
dhe zogu heshton,
lodrimin ndalon,
harron cicërimën,
përlot psherëtimën.
Pa dashuri,
dhe Dielli zbeztohet,
mes reve afrohet,
harron rrezatimin,
e humbet shkëlqimin.
Pa dashuri,
dhe qielli vranësohet,
dhimbshëm pikëllohet,
humbet kaltërsinë,
lajmëron stuhinë.
Pa dashuri,
dhe Hëna idhnohet,
keqas shëmtohet,
qëndron si mënjanë,
e çmerit dynjanë.
Pa dashuri,
dhe zemra ndrydhet,
dridhet e shfryhet,
ngadalëson ritmimin,
shok bën trishtimin.
Pa dashuri,
bota zymtohet,
ngushtohet,zvogëlohet,
mer frymë pa jetë,
as ftohtë,as nxehtë.
11:36 PD
Rubjana
Vdekja e Drejtësisë…
Ka vdekur Drejtësia,
ç’fatkeqësi!!!
Se në ç’vit,
se në ç’muaj,
se në ç’datë
askush s’e di!!!
Asnjë shpallje,
asnjë letër,
asnjë lajm ogurzi!!!
Ka ndërruar jetë Drejtësia!!!
Asnjë kujë,
asnjë vaje,
asnjë lot ,për çudi!!!
Vdiq si ndryshe,
pak nga pak,
jo siç vdes një njeri!!!
Na braktisi Drejtësia!!!
Shpinën na ktheu pa keqardhje,
na la në baltë,në batak,
e për çudi,s’kërkoi as falje!!!
U shkërmoq Drejtësia,
mes grushtave tanë u thërmua,
u degdis se di se ku,
te mashtrimi mori hua.
U tjetërsua Drejtësia,
më s’po e njohim si më parë,
e ka zaptuar dyfytyrësia,
me gënjeshtrën vënë në garë.
U zu në kurth Drejtësia,
ajo e paprekshmja,ajo e shenjta,
u nda në copa ,u gri nga bishat,
iu thith çdo gjë e vyer,
siç gjakun thithin,
të pështirat hijena.
Pra vdiq,u shua drejtësia,
në Tempullin ku mbi Bibël betohen,
vdiq në mendjet e zemrat njerëzore
që dita ditës ftohen,largohen.
Pra,arratinë mori Drejtësia,
po sa shumë me vete mori,
besimin në zemrat njerëzore,
e zjarrin nga kraharori.