Peisazh dhome Poezi nga Andi Meçaj

POEZI NGA ANDI MEÇAJ
PEISAZH DHOME
Shapkat fluturojnë në dhomë,
macja zhduket pas divanit,
papagalli këndon si tenor
me zë të çjerrë,
fillon një paradë aeroplanësh
prej letre,
i hodhën, Mira, Beni,
Miri dhe Blerta,
mungon ai i Andës,
po mbushet pak me benzinë,
pas pak, edhe ky,
ngrihet në parakalim,
mban gjyshen, tezen,
vëllanë dhe motrën.
Ulen të gjithë,
bëhet katrahurë,
dikush qesh, një qan,
tjetra rënkon, ai mallkon,
muret mbyllin veshët,
pikturat rrjedhin ngjyrat,
drethkla kacaviret
për një tjetër dhomë,
ndërsa bebja
gugat e gugat,
dhe nuk trëmbet
kur shapkat që fluturojnë
bien papritur mbi të.
 
Asnjë nuk ndalon
ta shohë,
vetëm macja,
fshehur pas divanit
i afrohet,
kërcen tek ajo
dhe e lëpin.
Shkurt 2024