Përgjimtarët-Qerim Skenderaj

PËRGJIMTARËT

Ata vijnë prapa teje,

Si hije ngjitur në shpinë.

“Luftëtar” pas çdo beteje,

Nuk kanë lidhje me ushtrinë.

S’mund të thirren as ushtar,

Sepse hijet s’kanë gjymtyrë.

Pëshpëritës, përgjimtarë,

Nuk kanë shpirt e as fytyrë.

Hijet duan errësirë,

Dritën se durojnë dot.

Neveritës të pështirë,

Zvarritene rrojnë kot.

Jetojnë duke përgjuar,

Merimanga, thurin rrjeta.

Për kurthe kualifikuar,

Mes kurthesh u ikën jeta!…