
Po vjen shenjti i ri nga Iliria
Gezim Llojdia
1.
Turma ka dalë në shteg.
Nuk është Galileja.
Dhe nuk ka lumenj.
As erëra të papritura.
Dhe as shkretërira.
Nuk ka kryq e xhevahire.
Nuk ka çallmë.
Dhe nga Meka e Medinja, nuk vjen.
2.
Nuk është një lamë.
Dhe as nga Vatikani.
As nga lindja.
Nga Rusia, as nga Irani.
Është deti i paani.
Është agimi i ëndrrave.
Dhe oqeani.
Nuk është piktori, as poçari.
3.
Nuk është i vdekuri,por është i gjalli.
Nuk vjen nga balta.
As është endacak.
Nuk është tymi, por është zjarri.
Nuk është fundi, por fillimi.
Nuancë,dije dhe fije ari.
4.
Nuk është errësira,
por dritësimi.
Nuk është dhimbja,
por lehtësimi.
Energjia vjen nga eteri.
Nuk janë unazat mashtruese të Saturnit.
Është Jupiteri.
Pika e vesës.
Dhe tërfili.
Nuk është gjembi, por trëndafili.
5.
Nuk është as Hëna, por është Marsi.
Fara dhe asteroidi.
Po vjen profiti.
-Nga vjen ky burrë?
Ku janë viset e tia?
-Ju e prisni të vijë?
Nga Jeruzalemi. Nga Arabia.
Apo nga Tibeti. Diku nga Azia.
Toka e Arbërisë, quhej dheu.
Andej nga erdhi Skënderbeu.
Frashëri dhe mësimi.
Erdhi Naimin.
Isa Boletini.
– Nuk ka vdekë, or jo shqiptari.
Deti jugor. Qyteti i mesdheut, pruri Ismail Qemalin.
Si dikur. Ringjallet Iliria.
Shkërmoqet Azia.
Përmbytet shkretëtira.
Bie Rusia.
6.
Sa të jetë toka dhe dheu .
Detet e tija, do të jenë Mesdheu.
Nuk e zgjodhët ju.
Por yjet dhe qielli.
Visaret e tij.
Dielli dhe Energjia.
Feja e tij.
Feja e shqiptarit- shqiptaria.
Shenjti i ri po vjen.
Viset e tija, janë nga Iliria.