Agim Pipa

***
Pa semaforë dita ime, dhe
kur ulem të shkruaj në trotuarët e bardhë,
këpucët e tua
lenë gjurmë, si të Hirushes.
Pa semaforë edhe hëna
mbi pasqyrën e kaltër të detit
tej qytetit tim.
Shkruaj me laps dimri
dhe ndez për të njëmijtën herë
diellin,
ngjashëm me zemrën tënde.
Nuk gjendet rilindje më e bukur
se gruaja –
e para frymë e botës…
@ ag.pipa