Poezi nga Myslim Xhaferaj

Poezi nga Myslim Xhaferaj

BILBILI...SFIDON BRYMËN.


Marsi po linte shëndetin...
Gonxhet s'e nxirnin dot kokën,
Se bryma s'lëshon pushtetin !
Por BIlbil ngriti "gotën"....

Me guxim e nisi këngën,
Sinfonin tej në korije,
Na pikoi me mjaltë zemrën,
Me aromë Shqipërie.

Dimër keqi...protestoi,
Nxori dhëmbët duke ikur...
Bilbilin mund t'a pengoi ,
Vetëm shpirti në të fikur....

Mazhan 29 mars 2016.




RADJO ME VAJGURI.

Koha jonë na na befasoi,
Tren ekspres pa zhurmë pa zë
Prurjet erdhën ujë kroi ,
Si tespiet një nga një ,

Radjo e parë me vajguri,
Peshq erdhi nga Rusia,
Gjumin me fshesë e përzuri,
Shumë e etur ish rinia....

Fluturonte si me flatra ,
Për tek vatra e kulturës,
I mblidhte radjo gallata ,
Se ishim në bisht të urës.....

Ndryshoi nata u bë ditë,
Çeli pranver e vonuar,
Erdhën me radhë Bukuritë,
Në çdo hapnjë vlerë e shtuar

Sot që jam në moshë të tretë,
Ndihem si zogu me flatra,
Po lundroi në internet ,
Me të rejat gjenerata

20 shtator 2017



KEMI FJTUR ME STUHITË.

Vijmë nga zonat e thella,
Kemi fjetur me stuhitë ,
Si sirenë zhurmonte era ,
I verbonte Bukuritë,

Ngjasonin shtëpit si stane,
Të ndriçuar me qiri ,
Shkolla s'kishte kësaj ane,
Dija na vlonte në gji....



GJAK KRISTALI.

Gjaku që ranë për liri ,
Është gjaku kristali ,
Kush luftoi për shqipëri
U bë majë mali..

Ai gjak s'ka. Peshë të matet,
I pastër si ngjyrë ari,
Ta përbaltë kush orvatet
S'e pranon as varri....

28 prill 2019


ËNDËRR E VRARË.

( Baladë e kolektivizimit)

Ç'tersëllëk ndillte ajo majë bregu,
Ai qën i i plakur që frikshëm ulërinte.
Ajo borije primitive prej shelgu,
Bekçiu i fshati me të qarë i binte...

Derë më derë burrat lajmëronte,
Të mblidheshin në kërthizë të fshatit.
Ulëtinte qëni, kukuvajka vajtonte,
Një erë e pazakontë përplasje surratit.

Lajmi për hyrjen në kooperativë
Si një trumbetë luftë gjëmonte,
Njerzit si kongjill ishin nxirë,
Lajmëtari mbi kokë, pë nuk lëshonte..

Rëmonin dheun burrat e mjerë,
Si kokrra breshëri rrukullisej loti ,
Moti vajtonte për besën e prerë,
Ndërsa arta qanin siç qante i zoti...

Vullnetarizëm , as pak me forcë ,
Bërtiste sufleri dhe gjuante koshë...
Vullnetarizëm me polic në kokë...
Mërmërinin fshatarët barkbosh.

Burrat si delja ujkun shikonin,
Njeriun që mbante në dorë një lak...,
Dheun me thonj e rëmonin ,
E zemra si purtekë dridhej në bark...

Tokën nga shpirti s'e ndanin,
Si një trup, një mish një gjak ...
Ndaj dheun me dhëmbë e hanin,
Se dhëmbët s'kafshonin dot më larg....

Në ato mbledhje të gjata tërkuzë,
Drejtuesi nën gunë fshihte dajak,
Njerzve buzëqeshja u ngrite në buzë.
Se kush rezistonte , përfundonte kulak...

Sundimtarët , sundimtarë janë,
Si të gjithë dërrat, me të njëjtin turi,
Fillimisht hiqen si pëllumba të bardhë.
Dhe pa pritur kthehen në skifterë
Shpirt-zi

Skifteri i kuq i ngelur me barrë,
Polli sot skifteri e zi të babëzitur...
I cili ende në shpërgej të palarë,
Veshi qyrkun me ar të grabitur.

Të bren zhgënjimi, kur vritet ëndrra ,
Kur pret trëndafila të mbijnë në kopsht ,
E kopshti lulëzon me ferra dhe
Shpëndera....
Janë mbledhur zanatçinjtë...
Dhe s'po i shkulin dot.

7 korrik 2022


LAJMËTARI...

Në këtë faqe behari,
Ëndërra gjumin ma trazoi ,
Një yll po zbriste nga mali ,
Me këngë bilbili në gojë...

Më prit pak aty or mik ,
Shqiptoi ylli flakërosh ,
Kam një Lajmë fantastik,
Fluturon kur ta dëgjosh...

U afrua , nisi pa pritur ,
Sihariqin më tregonte:
Krijuesi frutin e krimbur...
Nga pema do ta largonte.

Një fidan kristal safi ,
Është nisur ka mar udhë ,
Do lindë njeriu i ri ,
Me rreze Dielli në buzë...

Çfrytëzues e shtypës ç'janë,
Që trajtojnë njerzit si miza ,
Nëpër vatha do ti ndajnë ,
Të shijnë lëmenjtë me driza...

Kaq tha ylli lajmëtari
Dhe u ngjit mbi re si era ...
Barkën Noe lundërtari ,
Ua çoi vegjëlisë tek dera...

3 nëntor 2023.

........

,ZJARRE në DËBORË.

Kot s 'i thonë mish e thua
Them se jemi dashur shumë
Nuk e di ç'thua ti për mua
Kur je vetëm e s'jam unë...

Zënka të vogla beteja..
Siç bëjnë retë lart mbi male
Po të mos ishte rrufeja
Kurrë nuk do kishte zjarre...

Ndezëm zjarre në dëborë
Shashtisëm dimrin e marrë
Rritëm lule bëmë kurorë
S'ndalet shpirti dashuruar...

Athinë 20 jenar 2024
Myslim
ZJARRE në DËBORË.

Kot s 'i thonë mish e thua
Them se jemi dashur shumë
Nuk e di ç'thua ti për mua
Kur je vetëm e s'jam unë...

Zënka të vogla beteja..
Siç bëjnë retë lart mbi male
Po të mos ishte rrufeja
Kurrë nuk do kishte zjarre...

Ndezëm zjarre në dëborë
Shashtisëm dimrin e marrë
Rritëm lule bëmë kurorë
S'ndalet shpirti dashuruar...

Athinë 20 jenar 2024
GJAK KRISTALI.

Gjaku që ranë për liri ,
Është gjaku kristali ,
Kush luftoi për shqipëri
U bë majë mali..

Ai gjak s'ka. Peshë të matet,
I pastër si ngjyrë ari,
Ta përbaltë kush orvatet
S'e pranon as varri....

28 prill 2019


ËNDËRR E VRARË.

( Baladë e kolektivizimit)

Ç'tersëllëk ndillte ajo majë bregu,
Ai qën i i plakur që frikshëm ulërinte.
Ajo borije primitive prej shelgu,
Bekçiu i fshati me të qarë i binte...

Derë më derë burrat lajmëronte,
Të mblidheshin në kërthizë të fshatit.
Ulëtinte qëni, kukuvajka vajtonte,
Një erë e pazakontë përplasje surratit.

Lajmi për hyrjen në kooperativë
Si një trumbetë luftë gjëmonte,
Njerzit si kongjill ishin nxirë,
Lajmëtari mbi kokë, pë nuk lëshonte..

Rëmonin dheun burrat e mjerë,
Si kokrra breshëri rrukullisej loti ,
Moti vajtonte për besën e prerë,
Ndërsa arta qanin siç qante i zoti...

Vullnetarizëm , as pak me forcë ,
Bërtiste sufleri dhe gjuante koshë...
Vullnetarizëm me polic në kokë...
Mërmërinin fshatarët barkbosh.

Burrat si delja ujkun shikonin,
Njeriun që mbante në dorë një lak...,
Dheun me thonj e rëmonin ,
E zemra si purtekë dridhej në bark...

Tokën nga shpirti s'e ndanin,
Si një trup, një mish një gjak ...
Ndaj dheun me dhëmbë e hanin,
Se dhëmbët s'kafshonin dot më larg....

Në ato mbledhje të gjata tërkuzë,
Drejtuesi nën gunë fshihte dajak,
Njerzve buzëqeshja u ngrite në buzë.
Se kush rezistonte , përfundonte kulak...

Sundimtarët , sundimtarë janë,
Si të gjithë dërrat, me të njëjtin turi,
Fillimisht hiqen si pëllumba të bardhë.
Dhe pa pritur kthehen në skifterë
Shpirt-zi

Skifteri i kuq i ngelur me barrë,
Polli sot skifteri e zi të babëzitur...
I cili ende në shpërgej të palarë,
Veshi qyrkun me ar të grabitur.

Të bren zhgënjimi, kur vritet ëndrra ,
Kur pret trëndafila të mbijnë në kopsht ,
E kopshti lulëzon me ferra dhe
Shpëndera....
Janë mbledhur zanatçinjtë...
Dhe s'po i shkulin dot.

7 korrik 2022


LAJMËTARI...

Në këtë faqe behari,
Ëndërra gjumin ma trazoi ,
Një yll po zbriste nga mali ,
Me këngë bilbili në gojë...

Më prit pak aty or mik ,
Shqiptoi ylli flakërosh ,
Kam një Lajmë fantastik,
Fluturon kur ta dëgjosh...

U afrua , nisi pa pritur ,
Sihariqin më tregonte:
Krijuesi frutin e krimbur...
Nga pema do ta largonte.

Një fidan kristal safi ,
Është nisur ka mar udhë ,
Do lindë njeriu i ri ,
Me rreze Dielli në buzë...

Çfrytëzues e shtypës ç'janë,
Që trajtojnë njerzit si miza ,
Nëpër vatha do ti ndajnë ,
Të shijnë lëmenjtë me driza...

Kaq tha ylli lajmëtari
Dhe u ngjit mbi re si era ...
Barkën Noe lundërtari ,
Ua çoi vegjëlisë tek dera...

3 nëntor 2023.

........

,ZJARRE në DËBORË.

Kot s 'i thonë mish e thua
Them se jemi dashur shumë
Nuk e di ç'thua ti për mua
Kur je vetëm e s'jam unë...

Zënka të vogla beteja..
Siç bëjnë retë lart mbi male
Po të mos ishte rrufeja
Kurrë nuk do kishte zjarre...

Ndezëm zjarre në dëborë
Shashtisëm dimrin e marrë
Rritëm lule bëmë kurorë
S'ndalet shpirti dashuruar...

Athinë 20 jenar 2024
Myslim
ÇU BËNË THELAT ?.!

Prit dori.... barin e ri.... ,
Kazani me thela zjen...
Pritja u bë pirg me hi ,
Asnjë thelë në pjatë s'vjen....

Të korrat mbushën lëmenjtë....
Kazani vazhdon e zjen ,
Presim ç'të lënë çakenjtë,
Edhe derrat bark mëdhenj....

Ju pleq flokbardhë pa dhëmbë,
Që shpërtheni si vullkan ;
Bukë dhe kripë u kanë dhënë,
Ç'doni më ju qaramanë...?

Ç'u bënë thelat mor aman ,
Sikur i përpiu dheu ,
Buzë për buzë qe një kazan,
I urti .... buzën s'e ngjeu.!!!

10 qershor 2023


ÇFAR FITOI VEGJËLIA ?

Kur ndërroi LËKURË...pushteti..
Çfar fitoi vegjëlia...?
Vegjëlisë hirra i mbeti
Ajkën e përlau parija...!!!

Fitoi BRAKTISJEN e madhe
Në udhëkryqet e kurbetit
Ca e lanë shpirtin ndër male...
Ca i përpiu barku detit...!

Tre dekada po afrohen
Braktisja lot i pa tharë...
Shkakëtarët...? Majmèroen...!!!
Mbi lotë dhe gjak tè kulluarë.

Lakenjtè... paskan qënè aktorë
Prisnin mjegull të aktrojnë...
Na u shitën ëngjëllorë
Me lëkurë qëngji pozojnë....

Gusht 2018
KAPEDAN ME SHTATË
..NURE
-Dëshmorit Lumo Pavarit

Kur kërkohej sakrifica
Jetën në themele vure ,
Komisar Lumo Dëshnica *
Kapedan me shtatë nure...

Çizme fashizmit ulkonja
Flakadan ta ndezi gjakun ,
Ndaj u sule si shqiponja
Bashkë me Mujo Ulqinakun.

Ai përjetim i rëndë
Të bashkoi me partizanët ,
Prap ti luftove në këmbë
siç luftojnë kapedanë...

Shkëndiat e trimërisë
Prej xhaxhajt të erdh' vetiu,
Ndërsa thelbi mënçurisë
Prej dajos dervish Aliu .

Në lëngatë ishte vatani
Të bëri thirrje liria ,
U vrave siç vritet luani
Thirre rroftë Shqipëria.

Në panteon e lirisë
Zure vënd si gur i rëndë ,
Trim o ajkë e djalërisë
Emri jot mbeti në këngë...

Trimat nuk i nxë dot dheu
Shkojnë në qiell si yll karvani ,
Sa herë i kërkon Atdheu
Si feniks ngrihen nga varri...

2. Lavdi Trimave të rënè
për liri....

* Lumo Pavari...
Agranom i parë
në krahinën e Dëshnices.
në Përmet .
Dëshmor i luftës N.çl.




E MBOLLI PUTHJEN NË .
.BUZË

Muzën sot ma zgjoi Kajami.
Poeti që rron akoma,
Se dashuroi si donzhuani ,
Se ka puthur buzë të njoma...

Sa herë që hidhte kupa ,
Shpirti i ndizej si shpuzë ,
Xhufk i rrinin nuse çupa ,
E mbolli puthjen në buzë...

Puthte me zëmër në dorë ,
Siç puth Dielli rreze artë,
E bëri puthjen kurorë ,
E ngjiti në qiell të shtatë...

Kur puthte Omer Kajami ,
Fërfërinte flladi i lehtë ,
Fërr fërr fërr bënte fustani ,
Sumbullat si gjëmb përpjet...

Dikur herët në rini ,
Peng na mbante dashurija,
Për dy kokra kulumbri....
Na lëshonin sytë shkëndia....

Puthja lulja më e bukur ,
E mban shpirtin të rinuar,
Nektar mali çdo e puthur,
Flatra për të fluturuar...

15 tetor 2023


YJET E KARVANIT... 5

Si kalaja me bedenë,
Qepur me gur të florinjtë,
Yje të karvanit mbenë ,
Tre vëllezër frashrllinjtë....

E desh' fati... shqipërinë ,
Të ndizej drit' e "kandilit..."
Përjetonte rrobërinë,
Në gojën e "krokodilit..."*

Në udhën plot driza shtruar,
E sfiduan perandorinë ,
Kuçedrën që kish lëshuar ,
Tym të zi mbi njerëzinë...

E bën të gjith pasurinë ,
Gjerdan ari mëmëdheut,
Çimentuan fisnikërinë ,
Trashëgim prej Skënderbeut.

Sot ca cuba të mallkuar,
Faqen e kombit e nxinë,
Me gërshërë nëpër duar,
E qethën siç qethin dhin....

Si Dielli që ndriçon dhënë ,
Janë për kombin frashërllinjtë ,
Yje ishin , Yje mbenë ,
Kishin zëmër të florinjtë...

* Krokodili = Perandoria Turke

27 korrik 2024


SADAKAJA ....* 7

Sadakanë e radhës e ndanë,
Dy hudhra dhe një spec...
Si zogjve ca thërrime na dhanë,
Kanë merak se bëhemi barkalec...

Premtuan shum, po ç'na dhanë ?
Dje dy hudhra sot dy bathë !
Shkurtoni pak këmbët na thanë
Se s'kemi jorgan më të madh....

Të njëjtë e paskemi fatin,
Me kaun që arat lëronte ,
Në thertore e çonin të ngratn,
Kur plakej e dot s'punonte ...

* Pensjonet e pleqërisë.
(sadaka).

20 tetor 2023




BJE NJË NGRIHEN. 8
NJË MIJË....

Trimat vdesin buzagaz,
Është e shtrenjtë për ta liria,
Gjurmë të arta lënë pas ,
Lum o Lum kjo Dardania...

Trimat përjetësisht rrojnë ,
Si ante nga dheu mbijnë ,
Trojet kurrë s'i lëshojnë ,
Bje një , ngrihen një mijë...

Jo na thot Afrim Bunjaku ,
Shqiponja se lë folenë ,
Nuk lejon ti shkelet pragu,
Është betim për mëmëdhenë...

25 shtator 2023



LOJA ME MINJTË... 9

S'po loz keq macja ma minjtë ,
Me minjtë që u bënë karvan....
Një nga një po thyejnë turinjtë,
Prej maces s'po gjejnë derman....

Macja doli e vonuar ,
Po më mirë vonë se kurrë,
Migjeni qoftë i lëvduar...
Grushti tijë po thërmon gurë...

16 shtator 2023



LIBRI .......1o

Libri në zemër më hyri,
Si Djellë më ngrohu në gji ,
Se s'kish pamje tjetër syri ,
Një shoshë qiell dhe një tufë dhi...

Rrugët ishin gjarpërore ,
Për tek skedarët e librit ,
Vrapova si bletë puntore ,
Për nektarin e "tërfilit..."

Një shkëndi më shtyu beftë
Të shoh ç'fsheh mali...matanë...
Me frymë i shpërndava retë,
Drite dijes m-u qas pranë.

26 qershor 2023



Ç' U BËNË THELAT ?.!

Prit dori.... barin e ri.... ,
Kazani me thela zjen...
Pritja u bë pirg me hi ,
Asnjë thelë në pjatë s'vjen....

Të korrat mbushën lëmenjtë....
Kazani vazhdon e zjen ,
Presim ç'të lënë çakenjtë,
Edhe derrat bark mëdhenj....

Ju pleq flokbardhë pa dhëmbë,
Që shpërtheni si vullkan ;
Bukë dhe kripë u kanë dhënë,
Ç'doni më ju qaramanë...?

Ç'u bënë thelat mor aman ,
Sikur i përpiu dheu ,
Buzë për buzë qe një kazan,
I urti .... buzën s'e ngjeu.!!!

10 qershor 2023
ÇFAR FITOI VEGJËLIA ?

Kur ndërroi LËKURË...pushteti..
Çfar fitoi vegjëlia...?
Vegjëlisë hirra i mbeti
Ajkën e përlau parija...!!!

Fitoi BRAKTISJEN e madhe
Në udhëkryqet e kurbetit
Ca e lanë shpirtin ndër male...
Ca i përpiu barku detit...!

Tre dekada po afrohen
Braktisja lot i pa tharë...
Shkakëtarët...? Majmèroen...!!!
Mbi lotë dhe gjak tè kulluarë.

Lakenjtè... paskan qënè aktorë
Prisnin mjegull të aktrojnë...
Na u shitën ëngjëllorë
Me lëkurë qëngji pozojnë....