Presidenti  Wilson në filatelin shqiptare-Nga:Hysen S.Dizdari 

Nga:Hysen S.Dizdari 

28 DHJETOR 1856  – 28 DHJETOR 2025

NË KUJTIM TË 159 LINDJES TË THOMAS WOODROW WILSON

Thomas Woodrow Wilson lindi me , 28 dhjetor 1856 në një familje me prejardhje skoceze-irlandeze, në Staunton të Virxhinias të ShBA. Gjyshërit e Wilson nga ana e babait kishin emigruar në Shtetet e Bashkuara nga Strabane , Qarku Tyrone, Irlandë, në vitin 1807.

Thomas Woodrow Wilson , ishte Presidenti i 28 Shteteve të Bashkuera të Amerikës, dhe sherbyeu, si President nga viti 1913 deri 1921.

Ai udhëhoqi Shtetet e Bashkuera të Amerikës gjatë Luftës Parë Botërore  (1914-1918), mbeshteti reformat ekonomike dhe me qëndrimet e tij idealiste në politikën e jashtme , ai ishte arkitekti kryesorë i formimit të organizatës, Kombeve të Bashkuera-OKB-së.

Në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919, Presidenti ,Thomas Woodrow Wilson hodhi poshtë planin e shteteve fqinjë për coptimin e trojeve të Shqipërisë dhe mbrojti me vendosmëri të drejtën për vetëvendosje, të kombeve të vegjël, e cila çojë në  pavarësinë  e dytë të Shqipërisë  të cilën e gëzojmë edhe brezi jon  sot.

Më 8 janar 1918, Presidenti, Wilson mbajti një fjalim, të njohur si Katërmbëdhjetë Pikat, ku ai përcaktojë objektivat afatgjata të luftës të administratës së tij.

Ai bëri thirrje për krijimin e një shoqate kombesh për të garantuar pavarësinë dhe integritetin territorial të të gjitha kombeve – një Lidhje të Kombeve .

Pika të tjera përfshinin evakuimin e territorit të pushtuar, krijimin e një Polonie të pavarur dhe vetëvendosjen për popujt e Austro-Hungarisë dhe Perandorisë Osmane duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Posta Shqiptare, me 14 dhjetor 2018, me rastin e 100 vjetori të shpalljes së 14 pikave të planit të paqës , të Presidentit Wilson, emetojë një emision me pulla tre pulla postare, ku pulla me vlerë 120 lekë i kushtohet, pikërishtë , shpalljes së 14 pikave në fjalen e tij historike , me 8 janar 1918 nga Presidenti Wilson.

Pulla me vlerë nominale 120 lek , paraqet portretin e Presidentit Wilsonë dhe ka të shkruar në pjesën e sipërme duke vazhduar edhe në krahun e djathtë:

 “100 vjetori i shpalljes së 14 pikave të Presidentit Wilson për  paqën

Pullat postare janë , gurë kilometrik dhe symbol të shtetit , e kombit shqiptarë të cilat udhtojnë derë më derë , nga qyteti në qytetë , nga shteti në shtetë në të katër kontinentet e botës .

Duke udhëtuar, pullat postare  në të njëjtën, kryejne misjonin e tyre, historik e diplomatik  duke shpërndarë portretin e këtij burri Madhështorë të Kombit Amerikan , i cili mbrojti me vendosmëri , në Konferencën e Paqës në Paris, në vitin 1919, të drejtën e Kombit Shqiptarë për vetëvendosje, për liri dhe pamvarsi kombëtare .

MIRËNJOHJË PËR JËTË , NGA KOMBI SHQIPTARË :SHBA.

MIRËNJOHJË PËR JËTË, NGA KOMBI SHQIPTARË:

PRESIDENTIT , 28 TË SHBA, THOMAS WOODROW WILSON .

Tiranë me, 28 dhjetor 2025