
Pse largohemi?
Pse distancohemi,
Ditë pas dite nga njerëzit,
Nga kjo botë e ndyrë,
Ku çdo gjë është fals?
Sepse flasin dhe shajnë
Çdo person,
Pastaj i sheh të ulur
Në një tavolinë.
Dhe unë këtë s’e kapërdij dot.
Largohem në heshtje
Dhe pa fjalë…
Bota është e egër atje jashtë.
Mimoza Lazaj