G.Llojdia



1.
Përmbytjet e fundit në Shqipëri dhe në disa vende të Europës kanë rikthyer një pyetje të vjetër sa vetë njerëzimi: a janë fatkeqësitë natyrore një ndëshkim hyjnor? Dhe nëse po, pse dhe kundër kujt drejtohet ky ndëshkim?
Nëse e shohim nga një këndvështrim fetar tradicional, fatkeqësitë shpesh interpretohen si pasojë e prishjes së rendit moral. Në këtë kuptim, përgjegjësia bie mbi dy shtylla të shoqërisë, shtetarët dhe fetarët.
Së pari, shtetarët. Nuk është sekret që shumë shtete, përfshirë edhe vendin tonë, vuajnë nga korrupsioni i thellë. Korrupsioni është bërë sistem, madje kulturë. Të korruptuarit nga të gjitha krahët e politikës rrallë largohen me vullnet ata ose rrëzohen me tronditje të forta politike, ose shndërrohen në autokratë.
Kur drejtësia dobësohet dhe interesi publik zëvendësohet nga përfitimi personal, atëherë prishet rendi moral mbi të cilin ndërtohet një shoqëri e shëndetshme.
Së dyti, fetarët. Pyetja është: a luten besimtarët që të ndalohen përmbytjet, korrupsioni, braktisja e vendit?
A luten ata që të vijnë njerëz të rinj me ide të reja, të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj shërbimit publik, siç përmendet shpesh shembulli i ministrave të qeverisë së Ismail Qemalit, të cilët shërbenin dhe nuk merrnin rrogë?
Shumë luten, por lutjet duket se nuk marrin përgjigje.
Pse?
Mendojmë se bota ka hyrë në një rend të ri, ndërsa feja vazhdon me praktika të vjetra. Ka një shkëputje mes realitetit dhe mënyrës si i drejtohemi Zotit. Në vend që lutja të jetë reflektim dhe përmirësim moral, ajo shpesh kthehet në formalitet.Pra ata luten por si dëgjon njeri dhe vet Zoti që ka nisur Rendin e ri botëror,mirëpo ata vijojnë ti luten praktikave të vjetra por në fakt duhet ti luten direkt Zotit pa kaluar lutjen nëpër emra profetësh.
Kur kritikohet kjo gjendje, reagimi shpesh është mbrojtës nga të gjithë fajtorët, madje agresiv. Dhe gjëndja mbetet e njëjtë.
…
Po u sjell një shëmbull.Ishte një që quhej Hyso dhe për çdo gjë që bëhej në atë fshatë thuhej fajin e ka Hysua.Kështu Hysua një ditë tha se do ikte nga fshati dhe ata të shpëtonin nga ai.Mirëpo sapo zbriti te përroi shkuan gjithë fshati dhe i zunë rrugën.
-Po ike ti kujt do tja vëmë fajin.Pra kthehu ore Hyso në fshat.
Ai u tha -s’kthem më.Hajt mirë mbeçi.
-Po ne si do bëjmë?
-Gjëni ndonjë Hyso tjetër…
…
Por pyetja mbetet, si do të vazhdojë kjo rrugë? A do të gjejmë ndonjë Hydo tjetër?
A mund të presim ndryshim pa ndryshuar vetë?
Nëse shoqëria vazhdon me të njëjtat modele politike dhe fetare, pa reformë të brendshme, pasojat do të vazhdojnë qoftë si kriza morale, qoftë si kriza natyrore që i interpretojmë si paralajmërime. Përmbytjet, tërmetet, thatësirat këto mund të jenë fenomene natyrore, por mënyra si i lexojmë ato pasqyron gjendjen tonë shpirtërore.Ndoshta pyetja nuk është “Pse po na dënon Zoti?”, por a kemi ne guximin të rregullojmë padrejtësinë, korrupsionin dhe hipokrizinë që kemi ndërtuar vetë?
2.
Le të shikojmë disa raste.Në shumë kultura të lashta përmbytjet janë interpretuar si “dënim hyjnor”, por nga pikëpamja historike dhe shkencore ato kanë qenë ngjarje natyrore (reshje ekstreme, tërmete, cunami, ndryshime klimatike).
Në Bibël (Zanafilla 6-9):Zoti vendos të përmbytë tokën për shkak të ligësisë së njerëzve.Vetëm Nuhu dhe familja e tij shpëtojnë në Arkë.Është shembulli më i famshëm i “dënimit me përmbytje”.
Eposi i Gilgameshit Mesopotamia.Më i vjetër se Bibla.Perënditë vendosin të përmbytin njerëzimin.Utnapishtimi ndërton një anije dhe shpëton.Ngjashmëri shumë e madhe me historinë e Nuhut.
Përmbytja e Detit të Veriut (1362).
Shkatërroi zona në Gjermani dhe Danimarkë dhe sic bërtetoi koha Qytete të tëra u zhdukën.Në Mesjetë u interpretua si ndëshkim nga Zoti.
Përmbytjet në Pakistan (2022)
Miliona njerëz të prekurnë vitin 2022 që treojnë shenjë e një bashkimi numrash 6Shkaku: reshje ekstreme dhe ndryshime klimatike u tha.Mirëpo grupe fetare e interpretuan si paralajmërim hyjnor.
3.
Kur ndodh një fatkeqësi e madhenjerëzit ndihen të pafuqishëm, dhe kërkojnë një arsye.Të thuash “ishte dënim” jep një shpjegim moral.Është më e lehtë psikologjikisht sesa të pranosh se natyra mund të jetë thjesht e paanshme.
Në kulturat e lashta si Egjipt, Mesopotami, Izrael,universi shihej si një sistem moral.Kur njerëzit devijonin, rendi prishej.Fatkeqësia ishte “korrigjim”.
Në Egjipt kjo lidhej me konceptin e Ma’at (rendi dhe drejtësia).
Por edhe sot, në kohë krize, shumë njerëz kthehen te shpjegimi moral sepse ai i jep kuptim emocional ngjarjes.