Shqiponja Pazaj Veshaj
Prej kohësh kam ndier detyrimin e madh shpirtëror pêr të sjell nërmjet një teksti kënge MATO HASANIN Rapsodin brilant të Labëris por jo vetëm ,emri i tij përmendet në kronikat e kryengritjeve antiosmane , të viteve 1911-1912 në rrethinat e Vlorës, në kuvendin e Drashovicës , në mbështetje të memorandumit të Gërces dhe kryengritjes së malësorve të veriut!Mato Hasani u shqua në luftimet kundër shovinistëve grekë në mbrojtje të trojeve shqipëtare të jugut ku edhe u plagos në luftimet për marrjen e kalas së Borshit! Në kěto beteja ai njohu trimërin e kapedanëve Çerçiz Topulli e Sali Vranishti! Gjurmët e këngës së tij na e sjellin të gjallë tablonë e kësaj lufte dhe pjesmarrjen e tij si luftetar për mbrojtjen e Atdheut;

Krisi batareje parë / m’u te Borshi nënë Hundê/me ato të paktat armë/ vdekjen s’e patëm kabull/ nëpër tym e nëpër zjarr/ kalanë e Borshit e zumë/Çerçizi çe dha kumandë/ mbenë grekrit si kërcunjë!
Ně vitin 1913 në kuvendin e Mesaplikut Memo Meto Deraj e pati zgjedhur Mato Hasanin njërin nga luftëtarët që shoqëroi Ismail Qemalin gjatë vizitës së tij në krahinën e Mesaplikut!
Ismail Qemali e cilesoi Memo Meton si dyfek për shtigje të veshtira! Aty Mato Hasani thuri këngën : Po pati flamuri nevoj thirri /Memos se do shkoj!
Ai mori pjes në luftën e Vlorës bashkë me vëllain e tij Selim Hasani dhe luftëtarët e tjerê të Labëris , ai luftoi me trimëri ne Kot; Gjorm; Kallafet, kalanë e Kaninës dhe në Qafat e Vlorës! Riza Runa nga kurveleshi në kujtimet e tij shkruan;” Kur lufta u ndez në Qafat e Vlorës një predhë ra aty pranë dhe hapi një gropë të madhe. Një tjeter qëlloi në trungun e një ulliri i cili u këput e ra mbi një luftetar në istikam. Degjova një zě të ruhesha , ishte miku im Mato Hasani këngëtari e Bejtexhiu i Bratit, miku i Ali Dinos nga Gusmari që e kisha pas njhur më parë,,,,,,! Trimëria dhe lavdia e Mato Hasanit u trashëgua në breza! Ndihem krenare që gjyshi i babait tim është Rapsodi Brilant Mato Hasani!
Lisi qe rri përmbi erë!
Zogj që mbi Stogua shkoni,
Ndaluni dhe më tregoni,
Ato këngë që ligjëroni,
Mos Vallë Matua ju’a solli?
Se dhe gurët kanë avaze,
Në ato shpatet e Brate,
Siç këndon lumi mbi zalle,
Ashtu është dhe bota labe!
Matua në deje dhe zemër,
S’kishte gjak por kishte këngë,
Kishte një botë të tërë,
Shqipërinë si duhej bërë!
Po emrin jo dot s’ta fshinë!
Se ti bëre historinë,
Ca në kartë e ca në brinjë,
Vitet ikin, vargjet rinë.
Lisi që rri përmbi erë,
Të goditën, dot s’të prenë!
Këngët mbolle, mbushe dhenë,
Ca u zbardhën, ca u fshenë!
Shqiponja Pazaj Veshaj!
09/12/2025!