Rendje për famë e jo për bëmë-Kasam Shaqirvela

RENDJE PËR FAMË E JO PËR BËMË

(kah po shkon moj njerëzi pa njerëzillëk,

edhe pse shkathtësi ti ke me bollëk)

“Si në këtë vjeshtë të tretë që po bien gjethet e drunjëve dhe që u duket lakuriqësia e “Nënës natyrë”, edhe mjerimit të shpirtrave të ligë në rritje…, ditë për ditë po u shihet fytyra e vërtetë duke u rënë maskat si gjethet e zverdhuara të vjeshtës së vonë; përditë e më shumë po rrallohen krijuesit e mirëfilltë me trurin femëror, ndërsa po shtohen kopjuesit, përvetësuesit e paskrupull e të huajës si dhe porositësit me tru të gjymtë që rendin pas trurit superior duke kërkuar shërbim për famë e jo për bëmë?! Plagjiatët dhe vesi i tyre plagjiatura janë në lulëzim …si, “Lulet e së keqes”(Les Fleurs du mal) e Bodlerit(Charles Baudelaire) 1857..!”

@ K. Sh.