E djegur në ‘zjarrin’ globalist !..Tomi Buzi

Tomi Buzi

E djegur në ‘zjarrin’ globalist !..

Eh moj Shqipëri e djegur në zjarrin globalist !

Si një lehonë që pret ti s’jellin fëmijën

për të pirë,

Ata që i ‘veshe’ me mantelin e vjetër komunist..

Ta përlyen shpirtin, me bojën e turpit

të nxinë !

Ata, që për para shesin nderin, familjen, shoqërinë ,

Ata që i ‘ përzgjodhe’ si rracë nga gjak i përzier..

Jan bijtë/bijat e baballarëve që vran e pren rinin ..

Kapërdisur pa brekë, poltroneve ku veç djalli përmjer !

Ta nxinë at’ pak shpirt që t’ kishte mbetur i sakatosur,

Të zhveshën lakuriq n’ syt e gjithë botës mbarë ,

Ti ‘ volën’ gjithë zairetë e trupit tëndë të mavijosur,

Edhe at’ pak nderë që t’ kishte mbetur, ta hoqën zvarrë !

Tradhëtia këmbëkryq rri ulur në prehërin tëndë ,

Si Shimpanzetë zgërdhihen injorantët e ”zgjedhur”..

Një popull i përçarë ,me brekët nëpër këmbë..

Pret me kokën ”lartë”, ‘ djallin ‘, për ti t*edhur !

N’ epruvetën globaliste të kan zhytur Shqipëri..

Sorrosianët, mbarsur me farën e djallit, plot ”dashuri”,

Perversët e vjetër, do të mblidhen staneve pa litar..

Si lebrozët, që tërheqin njëri-tjetrin, zvarrë !

Ku je sot o Shqipëria ime e mjerë, e sakatosur,

Ku të katandisi tradhëtia kështu, si mall pa Zot..?

Në ç’gjunjë ke rënë, përpëlitur si shpend i plagosur..

Që s’do të ngrihet dot më në këmbë, për jetë e mot !

Çohu, çohu o vendi im i Shqiponjave të lartësive,

Çohu Shqipëtar , mos rri si strukur prej hajnive ,

Çohu moj Shqipëri si dikur burrat e qëmotit ..

Që për nderin e familjes, luftuan përkrah Zotit !

@-Tomi Buzi !

Shqiparia !

18.11.2025.