
Romani qё e bёri tё famshёm kudo
…Nga Spasse Thanasi
Mbi shpatullat e qytetit
Nё ngjyrat e kalldrёmit historik
Rreth lagjeve me mbulesё mendimi
Vargjet e mia pёr Gjeneralin
I gjeta shpёrndarё si fenomen i trishtё
Nё rrokadёn e kohёs, kur ISMAIL KADARE
Solli plot fuqi pёr lexuesin shqiptar
Romanin “Gjenerali i Ushtrisё sё Vdekur”.
Ngjarja merr frymё mbi mbulesёn e ndjenjave
Kur lufta i dha rrugicave tё gjalla
Njё botё tё mbyllur kujtimesh
Njё shpirtё tё ftohtё ankthi
Kur dicka e re vdiste me ёndrrat e pakthyera
Dhe historia e lirisё mbetej vetёm frymё
Njё muzikё qё buciste nga kambana njerёzore
Zgjonte e zgjonte mendimet e maratonёs maramendёse
Nё pёrballim tё zёrit tё Nazim Hikmetit poet
“ Njё gjendje e trishtuar e lirisё !”
Kjo poezi mbartur me luftё e jetё
Ka brenda “shpirtin e shenjtё” tё gjigandit
Qё kurrё s’do vdes
S’do tё preket kollaj nga endacakёt pa mend tё letёrsisё
Zёri i tij nёpёr kohё
Do tё jetё frymё e gjallё e lirisё
E ёndrrave dhe e dashurisё !…
Pёr romanin qё e bёri tё famshёm kudo
Tё skalitura vijnё mendimet
Me vargjet e poezisё, kushtuar “ Gjeneralit…”
hero i kohёs sё vdekur :
Gjenerali nё qytetin e gurtё….
⦁ Simfonia historike e KADARESE
Enigma e Kadaresё
Pёr misionin e Gjeneralit…
Simfoni e mendimit
Nё kёrkim tё ndjenjёs !...
⦁ Misioni i panatyrshёm….
Nё vjeshtёn e lagёt dhe me shi
Gjenerali zbriti nё Shqipёri
Me misionin e panatyrshёm nё tokёn e huaj
Tё ngrinte nga balta ushtrinё e vdekur.
Nёpёr shi ai udhёtoi i çmendur
Bisedonte me priftin pёr luftёn dhe varrezat
Nё shtjellёn e ujit si nё njё ankth
Gjenerali ndeshi shkёlqimin e ftohtё tё helmetave
Rreshtin e gjerё tё ushtarёve tё vrarё si gurё memorial…
Njё pirg kujtimesh me varre paanё
Pёrzier me zhurmёn e ujrave dhe bregun plot paqe
I solli pamjen kёrcёnuese tё maleve
Disfatёn e asgjёsimit me harrimin e vdekjes..
Gjenerali humbi madhёshtinё
Me endjen varrezё mё varrezё
Me frikёn e lashtё nga ujёrat e kaltёra
Ulurima e dallgёve si muzikё e luftёs
Pёrball detit dhe kohrave plot stuhi
U bё siluetё me pushkё majё brigjeve
Kёngё e largёt dhe e pabesё…
Poshtё mjegullёs nёpёr rrafshёnaltat dimёrore
Mbi supin kёrcёnues tё brigjeve
U ngrit jehona dalldisёse e fjalёve
“Gjenerali i Ushtrisё sё Vdekur !”
Gjeneralit i kujtohen qindra kamionё ushtarakё
Ulur radhё – radhё me mjekrat mbёshtetur mbi tytat e pushkёve
Lёkundja e tyre vazhdimisht
Ngjante aq shumё me mimikёn e gurtё
Bёhej marёzi e gjatё me ironinё e gurosur.
Ashtu si xhadeja qё rotullohej rreth maleve
Gjenerali tirte lёmsh tё pazgjidhur
Me pamje tё llaftarisur nё kryqёzimin e statujave
Qe zverdhur krejt, me supet e zbardhura nga dёbora.
Autokolona e kamionёve tё ngarkuar me arkivole
Dukej vapor i madh me ushtri tё madhe
Mbushur me tonelata kalciumi e fosfori
Kontrast i trishtuar nё fundin e vjeshtёs…
Gjenerali kthente kokёn pas
Malet po largoheshin mё tepёr
Konturi i tyre me kёrcёnime abstrakte
Bёhej frikё e turbulltё, vёrshim nё skёterrё …
Mbi flakёt e dёborёs
Ndjenjat squlleshin dhe preknin tokёn
Freskia e pafund nga qielli
Njё sezon i vёshtirё me pasagjerёt e vonuar
Gjenerali me gjithёfarё shёnimesh nё duar
Linte pas njё shkrim nervoz
Njё lёkundje tё ftohtё ajri
Mbi rrullat e ballit gjithё djersё
Ngarkuar me “sekretin e luftёs”…
E Diel, 27 Korrik 2014
⦁ Zhvarrimet….
Kazma lёshoi tingull tё shurdhёr
Gjenerali vёshtroi plisat e parё tё lagur
Mbajti shёnim nё bllok pёr varrin e parё
-“Tё gjithё pёrreth si tё ngrirё
Plisa tё zinj, tё shkrifёt qё lёshonin avull…”
Si “shtegёtar” nё tokёn e huaj
Gjenerali vёshtronte profilin e gurtё
Mbi varrezat e ushtarёve tё vdekur
Vёrtitej njё grumbull eshtrash me kafka tёrё baltё…
Kёrkimi i eshtrave pas luftёs
Mё e madhja hipokrizi e kohёs
Zёrat e shqetёsuar nё baltёn e mallkuar
Panik dhe frikё nё krahinat e largёta
Pёr tё gjetur eshtrat e kolonelit tё shenjtё !…
Gjenerali me sytё ngritur nё qiell
Horizontet mbytur nё mjegull
Coheshin pёrpjetё si shigjeta majё malesh
Heshtja mbyste si ndonjё varrim !…
Nё peizazhin e zymtё
Mori gurёsh mbulonin tokёn
Gjenerali me njё tё fshehtё tragjike
Nё sfondin e mjegullёs
Ngrinte trishtimin e madh…
Nёpёr shtresat e sfungjerta tё reve
Skajet e horizonteve ngrinin krye mbi fushёn
Qielli bёhej i padurueshёm
I fundosur i tёri nё dritёn e indiferencёs…
Me kafka dhe dhёmbё nё duar
Future thellё nё mbretёrinё e kalciumit
Njё kapitull pa numur niste monotoninё
Teknologji e zymtё me rrapёllima tё tmerrshme
Copё e luftёs qё vinte rrotull jetёs – vdekje !…
⦁ Muzgu i xhadeve tё bardha
Kryqёzimi i pafund xhadesh tё lagura
Nё tokё tё huaj, monotoni e gjatё
Gjenerali rёndi e rёndi nё mёnyrё lakonike
“ Tё mbledh eshtra, tё zgjoj ushtarё tё vdekur !”
Pёrtej urёs, nё kёmbё tё saj
Vazhdonin gёrmimet me pёrtesё
Nё horizont grykat e maleve
Ishin mbytur krejt nё mjegull…
Mbёshtetur nё parmakёt e Urёs
Nё njё vend tё shkretё e tё trishtuar
Gjenerali i ulur mbi njё copё betoni
Pinte cigare e ndrydhte ndjenjёn
Shpёrndante mendimet mbi hekurat e ndryshkur…
Xhadeja gjarpёronte tek varret
Vёrtitej e rrotullohej si njё litar i ngatёrruar
Gjenerali mbetej pёrsёri i menduar
Nuk kuptonte fare ketё “rrufe”
Ku ishte fillimi, dhe ku fundi i misionit.
Nё thasёt e najlonit plot me eshtra
Ironia e gurosur mbetej njё ankth
Gjenerali kujtonte kamionёt me ushtarё
Jetёn e tij tё lёkundur rreth maleve
Si njё lёmsh i pazgjidhur !….
Nё grykat e maleve
Era vёrshёllente si nё skёterrё
Frika e turbulltё bёhej mё abstrakte
Gjenerali pёrsёri mendohej :
“Deri kurrё ky shtegёtim i rёndё malesh,
Nё ankth pambarim !…”
Lopatat uleshin e ngriheshin
Ndёr varret e mbuluara me dhe
Gjenerali dhe prifti numuronin eshtrat e mbledhura
Me mushamatё mbuluar pёr udhё tё madhe
Kёrkonin ushtarёt e vrarё si nё njё pёrrallё !…
Nё mёrzinё e muzgut tё xhadesё
Aty – kёtu shfaqeshin fshatra tё vegjel mbuluar me dёborё
Nga horizontet malet coheshin tё larta
Pllajat e zhveshura kёrcёnonin me pamje tragjike
Tarracat zgjateshin si transhe tё pafundme…
Marshimi pёrmes errёsirёs e vdekjes
Njё udhёtim nёpёr dimёr e nёpёr natё
Nё malet e pjerrёta e tё neveritshme
Gjenerali dukej si njё zog tragjik e i vetmuar !…
Muzgu i xhadeve tё bardha
Sillte vёrdallё mendjen e Gjeneralit
Refleksi i dritёs sё coptuar
Nё qiellin si helmet gjigande
Shuhej nё gjirin e natёs !…

Ky roman i hershёm i Kadaresё, me njё stil grotesk nё njё terren tё vёshtirё dhe vazhdimisht me mot tё keq,me gjeneralin “tronditёs” qё kёrkonte eshtrat e ushtarёve tё vdekur nё tokё tё huaj, ёshtё si shiriti i mjegullёs, i prerё nga njё qiell i bardhё e pa kuptim, njё “telegram” me gjithёfarё shёnimesh tё bera me dorё me njё shkrim nervoz, me lёkundjen e shpirtit nё gjysmёerrёsirёn e ftohtё tё ajrit nё tokёn shqiptare…Njё saga e bukur me “tronditje” dhe “britma” qё reflektonin dritat e llambave neon mbi helmetat nёn shiun e imёt…Zbehtёsi dhe pagjumёsi nё rreshtat e gjera tё ushtarёve nё shkёlqimin e ftohtё tё vdekjes dhe njё zhurmё ritmike e thellё prej tokёs nё ajrin e natёs…
Ёndёrr zbavitёse…Gjenerali nё njё luginё tё pёrzier me eshtrat e ushtarёve plotё disfatё. Gjeste habie nё shenjat e varreve ku era frynte gjithmonё nё njё drejtim. Arkivole tё mёdha, tamam si pёr tё vdekurit e vёrtetё . Plane skicash tё vizatuara nga veteran pёr nё bregun e luftёs. Gjithёfarё historish dhe episode luftrash !…
Ngjarjet vёrtiten nёpёr shtjellёn e errёt tё natёs, si nё njё ankth pambarim. Gjenerali dhe Prifti lёvizin kudo me thesё najloni nё duar pёr eshtrrat e tё vdekurve dhe kjo bardhёsi e keqe dukeshe gjithmonё zhurmё e ujёrave dhe tingёllimё e gurёve memorial nё njё vend tё cuditshёm !…
Njё roman, pra, qё Kadareja morri njё famё tё cuditshme si shkrimtar dhe u bё i njohur nga bota moderne e letёrsisё .Njё roman qё do tё lexohet nga tё gjithё brezat qё vijnё, se ai mbetet njё krijim artistik me saga troditёse nё shpirtё pёr historinё e luftёs sё madhe…
Zbavitje e madhe nё tё lexuar !..
Befasime pёr imazhet e kohёs sё luftёs ku “gjenerali” u rikthehet me naivitet dhe ankth ndjenjash mistike !…
Rikujtimi i romanit tё famshёm ёshtё lartёsim i shkrimtarit nё kohёt moderne !…