“Romantikët e vjeshtës”-Dritan Mardodaj

“Romantikët e vjeshtës”

Për vjeshtën na paskan shkruar

Shumë poetë të nderuar

Por përse o të uruar

Kur shqipet nuk janë bashkuar

Kur vendi duke lënguar

Dhe kuvendi i korruptuar?!

Me qafirë dhe prostituta

Flasin këta për rezoluta?!

Për pushtet kaq të babëzitur

Flasin dhe për grupkapituj?!

Herë B.E e herë Bruksel

Për vit t’ri rrejnë pleqtë me gjel?!

Mos bëni si “romantik”

Kur ka hajna me pozitë

Dhe besëprerë në “opozitë”

Që i thonë natës “ditë”

Dhe bëjnë si “karizmatik”

Dosje dhe “profil psiqik”

A merr vesht a jo, or mik?!

Se për lule dhe dashni

Shkruj kur t’i kesh gjonat n’vijë

Shkruani për bashkim kombëtar

Dhe për hajnat në kandar

Shkruj për atdhedashuri

Jo për modë a për “risi”

Që e kanë si alibi

Patronazhët në parti

Që na shtirren “kuq e zi”.

Merrni laps apo kalem

Edhe shkruni për besëpremë

Për të kalburin “sistem”

Për hajni,dredhi dhe rrenë.

Po qe për t’shkruar për vjeshtën

Shkruani për 28tën

Për të ardhmen, të vërtetën.

Dhe për Nënën Shqipëri

Për liri dhe drejtësi

Dardani dhe Iliri.

Boll po merreni me lule

Dhe Shqipëria po me crrule?!

.

.

.

.

.

©️ Dritan Mardodaj

.

.

.

2025,nëntor

.

.

.

#dritanmardodaj#poezi#satirë#sarkazëm