Rrugë të harruara…Bujana Malaj

Bujana Malaj

 
( tregim)
 
Një ditë po shëtisja me mbesat e mia në vendin e quajtur Blackheath në Londër.
Aty është një fushë e gjelbër shumë e madhe ku zhvilllohen lojëra , gara të ndryshme , por ka dhe lëvizje makinash , autobuzash , këmbësorë dhe vizitorë të shumtë që vijnë nga anë e anë botës.
Gjatë shëtitjes me dy yjet e mia ku unë rrethohesha prej tyre më kishin futur në mes dhe më shtërngonin fort sikur unë do të ikja dhe nuk do më shikonin herë tjetër.
Bashkë në shëtitjen tonë ku ishim kishte gra , burra , fëmijë , pleq të cilët shoqëroheshin nga një qen apo qenushë e vogël të cilët pa pushim loznin dhe flisnin të zotët e tyre duke u hedhur nga një shkop apo top të vogël që luajnë qentë njëkohësisht dhe ata që ishin bashkëjetues it e tyre.
Sa herë kalonim gra të moshuara , të lodhura që mbaheshin në shkopin e tyre që e quajnë “ këmba e tretë “ e pleqërisë dy mbesat e mia më shikonin dhe më shtërngonin fort prej vetes së tyre.
Ato donin të më thonin diçka shpesh herë por ndërronin përsëri temën sikur të ishin aktoret më të mira të një filmi ku shpesh herë xhirohej edhe aty në atë fushë aq të bukur dhe të madhe.
Përpara nesh ishte një grua e cila nuk ecte dot shumë dhe mbahej për bastunin e saj ku në dorën tjetër e tërhiqte qenushi dhe fuqia e saj nuk ishte për të përballuar edhe qenin edhe shkopin.
Dy a po tre herë njëra mbesë si më çapkenja ju gjend afër për ta ndihmuar dhe zonja në moshë e shikonte me kërshëri.
Ajo po i afrohej mbesës duke i thënë:
“ Jo nuk mundem më “ dhe unë kisha një vajzë por nuk e kam më.
Unë jetoj për hatrin e saj edhe qenin e mbaj për shpirtin e saj se e deshti aq shumë sa më la të vetmin amanet”!
Mbesa ime u ndie shumë keq dhe vinte drejt nesh me lotët e kthjellta në sytë e saj që akoma nuk kishte mësuar se çfarë është loti.
Erdhi drejt meje dhe po më përqafonte me dënesë. Mbesa u ndie shumë keq. Lotët e një fëmije më pikëlluan thellë shpirtin tim.
Neve vazhduam shëtitjen pak më ndryshe , nuk ishim ato që ishim përpara pak minutash , thinjat e zonjës së moshuar i lamë aty , rreth qenushit të saj , amanetit të vetëm të së bijës.
Ajo nuk kishte patur fatin të kishte gëzuar martesën e vajzës së saj as të kishte mbesë sikur i kisha unë.
Ne u larguam me kokën pas si do të shkonte jeta e asaj zonje fisnike që jetonte vetëm për hatrin e qenushit të vogël në trup por me vite shumë mbi lëkurën e tij.
Qenushi sillej e mbështillej rreth trupit të zonjës , ai diçka ndjente por nuk fliste përveç gjuhës së shikimit ku në sytë e tij kishte shumë trishtim.
Po nëse njëri do të ikte përpara ku do të ngelte fati i tjetrit ?
Ata ishin dy shokë , dy miq të pandarë.
Fati i la të vetmuar por përsëri bashkë.
Ecëm dhe përsëri u kthyem andej nga udha që dikë lamë të lënduar nga jeta, nga fati.
Aty nuk kishte asgjë. Zonja ishte larguar duke lënë një letër të shkruar numrin e saj të telefonit dhe emrin.
Emri i i saj ishte Carol.
Mbesa u gëzua aq shumë kur gjeti atë copë letër me emrin dhe numrin e telefonit.
Ajo u lëshua sipër krahëve të mi duke pëshpëritur:
Nana unë të dua shumë. Dua ta kërkoj Carol çfarë u bë me fatin e saj ?
Ajo ishte shumë e lodhur , nuk përballonte më asgjë , as përkujdesjen e qenushit.
Diçka duhet të bëjmë nana të paktën të dimë se ku shkoj.
Carol nuk kishte nevojë për asgjë.
Ajo kishte gjithçka vetëm fëmijë nuk kishte.
Ishte krejt e vetmuar pas ikjes së vajzës. Vajza e Carol nuk ishte martuar kurrë që mos të linte nanën e saj vetëm , por fati i vdekjes i ndau.
Po tani çfarë ndodhi me Carol ?
Një nga ditët në vazhdim mbesa ime i thërret atij numri që kishte lënë në vendin ku u takuam rastësisht sepse nuk ndjehej mirë.
Në anën tjetër të telefonit përgjigjet dikush.
Por jo Carol.
Ajo ishte asistente e një shtëpie azilantë të pleqërisë e atyre që në pa mundësi shërbimi i marrin për një trajtim njerzor deri sa të përcillen në banesën e fundit.
Mbesa ime mbasi mbaron telefonatën më njofton : Nana, unë e gjeta ku është Carol ! Ajo ishte strehuar në një shtëpi azilante pleqërie ku tani nuk i mungon asgjë për veç se vajzës dhe qenushit.
Mbesa kishte pyetur asistentën edhe për fatin e qenushit.
Qenushi ishte shëndosh e mirë në duart e sigurta atje në strehën e tyre që shërbehen po nga mbikëqyrja e komunës.
Tani mbesa ime ka një korrespodencë të rregullt me asistentën e Carol dhe pse jo ndoshta një ditë do shkojë edhe për ta vizituar nga afër por gjendja e saj shëndetësore dhe emocionale nuk ishte e stabilizuar akoma.
Mbesat e mia tani më duket se më duan më tepër sepse kanë frikën e moshës time dhe më thonë gjithnjë duke qeshur :
“ Jo nana , ti nuk do të ngelesh vetëm asnjëherë” dhe unë ju them : ju jeni pasuria më e madhe që kam në botën time !
Unë asnjëherë nuk kam qenë vetëm.
Kam shumë njerëz wë më duan por ju jeni dashuria më e madhe e jetës time !
Unë kam sytë plot dhe akoma fuqia ime nuk ka mbaruar dhe kështu qeshim dhe ato vërtetë mendojnë se unë jam akoma aq e fortë.
Prindi gjithmonë ndjehet i fortë dhe i sigurtë kur rreth tij kanë dashurinë e fëmijës , mbesave e nipërve.
Pra me keqardhje sot pleqëria e vetmuar është bërë plagë shumë e rëndë kudo.
Uroj që askush mos të ngelet jashtë vëmendjes së njerëzve të afërt , të fëmijëve të tyre , por edhe nëse , të gjindet një strehë e ngrohtë deri në përcjelljen e fundit të tyre.
Mbi të gjitha jemi njerëz dhe të mendojmë si njerëz…….
I vura këtë titull “ RRUGË TË HARRUARA” sepse kështu më erdhi një titull i tillë për ngjarje të vërteta që kthehen në tregime të kohës që po përjetojmë çdo ditë.
Ky është një ndër tregimet e shpeshta që hasim në jetën tonë të përditëshme edhe këtu ku jemi në emigrim , në vendet më demokratike europiane !
Probleme sociale nga më të ndryshmet por të menaxhuara kur vihen re nga pushtetet lokale dhe sociale.
Ky tregim është real me pak ilustrim brenda aq sa i lejohet autorit që e shkruan.
9 mars 2026 londër nga autorja Bujana Malaj ! @