Ruajeni gjuhën tonë !Tomi Buzi

Ruajeni gjuhën tonë !
Një komb pa gjuhë është si varka pa timon që do të përplaset një ditë, dhe fundi i sajë : Shkatërrimi !
Mos e lejoni ! Mos e lejoni ! Mos e lejoni !
——————————
Për ju mësues !
Për ju mësues po thur këto vargje sot,
veç me fjalë zemre po nis të shkruaj ,
nëse ëndrrat tona nuk i ruajtëm dot..
ruajani brezit që po lind në dhe të huaj !


Nën këmbë do tërhiqni ‘ferrat’ e kohës,
zvarrë,
do ju flasi injoranca me zërin e ‘profetit’,
ndoshta do ju duhet të zhyteni në ‘ar’…
për të harruar edhe gërmën e fundit të alfabetit !..


Nën trumbetimin e botës së re, plot ‘ngjyra’ ..
s’ka si të mos e përdhosin edhe gjuën tonë,
ndoshta do ju sjellin plot libra të bukura, të ‘mira’…
Përgatitur nga ”ustallarë” të modelit të ri plot ‘vizion’ !..


Mësues, ju do të jeni brezi i fundit i ‘moikamëve’..
pas jushë vjenë duke rendur një brez tjetër i ‘ditur’..
ndoshta do sjellin kulturën histerike të khazarianëve..
mbi kulturën tonë, ku zoti dhe perënditë kan zbritur !


Metoda të reja në emër të ‘përparimit’ do
ju vinë
shoqëruar me ‘udhëzues’ të ‘markës’ alla Sorrosiane,
do të ngjizin modelin e ‘ri’ të mashtrimit plot ‘shkëlqim’..
Për të vazhduar si profetë të botës së re, ‘mondane’ !


Për ju mësues të vendit tim po thur këto vargje sot,
i përulur para misionit tuaj të shënjtë, e historik,
ëndrrat tona u shuan rjedhave të jetës, nën lot ..
ndaj kujdesuni, të mos mbulohen me të rinj ”kodik”!..


Gëzuar ditën e 7 Mars-it, ruajeni gjuhën tonë,
bëhuni dishepuj të sajë në çdo gërm e fjalë ,
‘hijet’ e shekujve ‘epitafin’ i kan lidhur si medaljon ..
firmosur nga injorantë e ‘shkencëtar’ të përdalë !..


Mos haroni kurrë, se mbi të u stisën
tjerë alfabetë
u gërmëzuan të tjera gjuhë, të tjera dialekte ,
‘ ata’ do të vazhdojnë derisa të jetoj ky planet..
ta ‘lidhin’ gjuhën tonë, me mallkim dhe vdekje !


Mësues të dashur të atdheut, kombit tim
Nga zemra: Gëzuar përjet 7 Marsin tuaj !
Mbroheni gjuhën tonë e mbillni diturin ..
Mos lejoni kurrë mbi të, asnji gërmë të huaj !
GËZUAR EMISAR TË GJUHËS SHQIPE !
 
Tomi Buzi.
Shqipëri !