Shire Dhima

Sa herë i hap dyert e përjetësisë
atje me presin dishepujt e mi
atje ku shtrihen arat e yjësis
bujqit e yjeve që mbjellin farën mirësisë.
Këtu mbretëron Nëna ime me yjet
Babai kapelën e princit kishte qëndisur
unë mbaj botën që thyhet si degët e lisit
ndër duar kërkoj të mbush një gotë të krisur.
Si ndahem kësaj bote,sa degët e thyera ti lidh me dritë
çdo thërrime shpresë,do mbjellë sa të ketë tokë
të futem midis fjalëve të vrara, t’i ledhatoj me gjithë shpirt
çdo vargë që fluturon, oksigjen të dhuroj për këtë botë.
Do t’i shkoj pas,këmbë për këmbë do t’a ndjek këtë botë
vektorë të kundërt ti lidh me një drejtim
mes netëve mekur,xixa do ndaj me shport
në ditët përmbys,mëngjeset do thërras të vijnë.
I kërkoj mëngjeset,dalë i kërkoj që në mugët
Yjet e mi ,s’perëndojnë pa më takuar
me bekon shkëlqimi i tyre,malli jo, nuk rrudhet
Në pavdekësinë e tyre ,malli nëpër vargje ka shkuar.