Se di, si do ngjasin sytë e tu,tek sytë e mi…?!Vangjel Pellumbi

Vangjel Pellumbi

S’di,ç’ndryshim,do t’kenë syt’e tu!

Nga sytë e mi,pas një rrugë të gjatë

Se di,ç’do tregojnë dhimbje,a gëzime.

Se di,me se ti krahasojmë!

S’u zëmërova kurë u largove nëpër shi.

Po sytë e tu nuk mi largove për ç’do gjë!

Gjithmonë,më shumë m’i tregove.

Edhe aty ku rrugët tona u ndaluan.

Edhe aty ku ndërtove mure të lartë prej guri.

Që t’mos i kapërcenjë,poti prapë sytë s’mi hoqe.

Se isha me zemër në çdo rrugë t’jetës tënde.

Ndonëse ti nuk më shikoje,se isha prej muri prej guri.!

Se di,çfarë ndryshimi kanë sytë!

S’mësova dot ti dalloj ato me zemër.

Ndonëse atje lashë gjurmë ,tek sytë e tu.

Dhe s’do ta harroj kurë këtë emër.!

Nuk e di,t’i fryjë zjarrit që është shuar!

Të filloj nga e para,t’i derdh shikimin.

Të ngacmoj zemrën e arnuar,

Do ta le të flenë, vetëm me ëndërrime.

Nuk e di si do duken sytë e tu,tek sytë e mi?!

Pas largimit për një kohë të gjatë ?

Mbledh shikimin në një çantë.

Dhe bashkë me kujtimet e mia ,udhëtoj në rrugën e gjatë .

V Pëllumbi.autori.

3/11/2025. Artë.Greqi