-TREGIM I SHKURTËR-
Nga Anila Toni

Na ishte nje herë….
Shumë kohë me parë ekzistonte nje ishull ku jetonin te gjitha deshirat e njerezve : pasuria,lakmia,krenaria,dituria,dhe te gjitha ndjenjat e njerezve: humori i mire, merzitja,dhe si gjithe ndjenjat e tjera dhe Dashuria !
Një ditë moren lajmin e keq se Ishulli do të përmbytej.Keshtu që të gjithë,përgatiten anijet dhe kishin vendosur ta braktisnin Ishullin.
Vetem Dashuria deshironte të priste,deri në momentin e fundit !
Pasuria po kalonte me nje anije luksoze para Dashurisë .
Pasuri,– iu drejtua Dashuria.-a mund te me marresh me vete ?
– Jooo ,nuk mundem..
Në anijen time kam shumë ar dhe argjend. Nuk kam vend per ty!
Lakmia nxitonte me anijen e saj te triumfonte …te ishte ajo “e para.”
Dashuria iu drejtua me zë të ngrohtë dhe e pyeti:
-Lakmi, te lutem,a mund të më maresh,ti,me vete?
-Une jam vetem une …
Nxitoj,sepse kërkoj vetem”gjera”,që të më përkasin vetem mua… e madje,as nuk ngopem!
Dashuria pyeti Krenarinë e cila po kalonte me një anije të mrrekullueshne .
-Krenari,te lutem,a mund te ne marresh me vete?
-Dashuri,nuk mund të marr me vete,- u pergjigj Krenaria- këtu cdo gjë është kaq perfekte dhe ti ti mund ta prishesh anijen time.
Atehere Dashuria pyeti Merzitjen e cila po kalonte para saj .
— Merzitje, te lutem,me merr ti me vete?
-Ah,Dashuri,- tha Merzitja – jam kaq e merzitur,sa dua të rri vetem!
Edhe Humori i Mire po kalonte para Dashurisë, ishte aq i kenaqur sa nuk degjonte që Dashuria po e therriste
-Eja,Dashuri,të marr unë me vete?
Ishte një zë i moshuar ai që foli.
Dashuria ishte aq mirënjohëse dhe e lumtur saqë iu perul, me mirësjellje .
Krejt fytyrëpurpurt harroi ta pyeste të moshuarin për emrin.
Kur mberriten ne Tokë,Dashuria filloi ta kërkonte,por ajo kishte ikur
Dashuria ndjeu thellë në shpirt se i ishte shumë borxhli,prandaj e hutuar pyeti Diturine:
-Dituri,a mund të më thuash se kush ,më ndihmoi? Të gjitha me braktisen…me braktisen…
-Ishte KOHA ,– u pergjigj Dituria !
–KOHA ?
— Po, Dashuri,ishte KOHA !
— Perse me ndihmoi KOHA?
Dhe Dituria e pa ne sy Dashurinë ..
Buzeqeshi dhe iu pergjigj :
— Sepse vetem KOHA …KOHA.e kupton se sa e rendesishme,është ne jete Dashuria!