Shire Dhima

Shpëtoma shpirtin!
Sa do zgjasi sa,kjo sagë e vuajtjeve?
A ka fund kjo rropatje me kohën dhëmb për dhëmb ?
A do mbaroje kjo lojë ,penallti me gjuajtje?
Për plagë të reja ,zemra a ka vend?
Si t’a shpëtoj shpirtin nga kthetrat e mjegullnajes
I bie qark e përqark,si gjej dot anë
Plas o shpirt plas,si copa akullnaje
Ose dhimbjen tënde vëre ndër këmbë.
Lufto moj zemra ime,me armët e mëndjes
Shpëtoje këtë shpirt të copëtuar
Këputi njëherë e mirë,këta frerët e dhimbjes
Rrotullohet si orë e çakërduar.
Shpëtoma shpirtin ,të marrë dhe njëherë frymë
Zbërthema gjoksin,nxirre këtë lëmsh kokëfortë
Jepi lirinë shpirtit,të gurgulloj si lumë
Një orakull, s’duhet të ketë lot!