Shqiptarët në Zvicër-Sadik Emroja

Shqiptarët në Zvicër

SHPEJTIM DHE AFËRDITA KRASNIQI SHTYLLË E IDENTITETIT KULTUROR DHE KOMBËTAR

Mbi 30 vjet në Zvicër në qytetin e Gjenevës, një nga qendrat më të rëndësishme ndërkombëtare në Evropë, çifti Krasniqi është një shtyllë eë rëndësishme e kulturës shqiptare në mërgatë. Afërdita është këngëtare dhe moderatore eë grupit muzikor “Hareja”, si dhe kryetare e shoqatës “Komuniteti Shqiptar në Gjenevë”.

Sëbashku me bashkëshortin Shpejtimin, ata kanë organizuar dhjetëra aktivitete kulturore, duke sjellë në Zvicër grupe muzikore nga Shqipëria e Kosova dhe duke mbajtur gjallë traditat shqiptare për brezat e rinj që rriten në mërgatë. Misioni i tyre është fisnik, ruajtja e gjuhës amtare, traditës, këngës dhe identitetit kombëtar në mërgatë. Përmes muzikës dhe angazhimit të pandalshëm, Shpejtimi dhe Afërdita Krasniqi janë bërë një simbol i dashurisë për vendlindjen dhe kulturën shqiptare.

Në zemër të Gjenevës, larg vendlindjes kanë ndërtuar një urë të fortë mes diasporës shqiptare dhe kulturës dhe identitetit. Ata janë zëra të palodhur në ruajtjen e gjuhës, këngës, riteve, dokeve dhe traditës shqiptare. Ky çift është shembull se dashuria për vendlindjen mund të shëndrohet në mision, duke e mbajtur gjallë identitetin shqiptar në mërgatë, gjegjësisht në shtetin helvetik Zvicër. Sadik Emroja, Mars 2026