
SHUMË I DUA
E dua mamin
Më krehë flokët
E më ledhaton
E dua babin
Që ikë në mëngjes
Dhe në mbrëmje
Më sjell peshqesh
Edhe motrën
Shumë e dua
Një moment
Nuk rri pa mua
Ndërsa gjyshja
Me flokë të bardha
Më merr n’prehër
Më tregon përralla
Po dhe gjyshi
Në krevat
Më përqafo-thot
O engjull pak
Shumë e dua
Mësuesen Fitore
Na mëson pastër
Të shkruajmë n’fletore
E dua shumë
Vëlla Benaminin
Që më këshillon
Si të mësoj mësimin
Shokë e shoqe
Shumë i dua
Asnjëherë
S’lozin pa mua!