Si brigje…Spiro Kote

Spiro Kote

Si brigje…

Se si erdhën motet,

e zumë brymë nga pak.

Stinët gjelbërimin e fshehën sakaq.

Edhe pse i njëjti mbeti uji,

që rrjedh për të dy,

brigjet mbetën

pa një urë —

as flasin,

as shihen në sy.

si ditët …

Veçse dhe ujërat rrjedhin me përtesë,

kur ndiejnë se mbi ta mungon ,

një urë,

në mes …