S’ka si nuset shqiptare-Vullnet Mato

S’KA SI NUSET SHQIPTARE
(Motiv popullor.)

Jam në moshën e martesës,
po kërkoj, nuse të besës,
të ketë karakter të rrallë,
të më dojë sa të jem gjallë.

Do kërkoj nuse, në Tiranë,
t’mi doj si të saj, nën’ e babanë.
Do kërkoj nuse, dibrane,
ta kem sokoleshë të asaj ane.

Do kërkoj nuse, korçare,
ta kem pranë vetes, si manare.
Do kërkoj nuse në Kolonjë,
ta kem zonjë, përmbi zonjë.

Do kërkoj, nuse pogradecare,
ta kem notare liqeni, lozonjare.
Do kërkoj nuse në Përmet,
ta shtroj tryezën, si për mbret.

Do kërkoj nuse, në Elbasan,
të ma kenë zili, anembanë.
Do kërkoj nuse, në Lezhë,
ta kem mes nuseve, princeshë.

Do kërkoj nuse, në Gjirokastër,
ta ketë syrin, si Syri i Kaltër.
Do kërkoj nuse në Sarandë,
të më dehi me lulet në verandë.

Do kërkoj nuse, në Tropojë,
të këndojë, kur të më zgjojë.
Do kërkoj nuse nga Tepelena,
të më ndezë gjakun në vena.

Do kërkoj nuse, fierake,
ta kem thesar, si pus nafte.
Do kërkoj nuse, prej Vlore,
të ma bëj dimrin, stinë verore.

Do kërkoj, nuse Shkodrane,
ta kem në shtëpi, kapedane.
Do kërkoj, nuse Durrsake,
ta kem të mençur e fjalëpake.

Do kërkoj nuse në Skrapar,
mrekulli, si raki cilësi e parë.
Do kërkoj nuse në Librazhd,
rrush zaraki, të vjelim bashkë.

Do kërkoj nuse konispolate,
të heqë vallet e krahinës çame.
Do kërkoj nuse në Krujë,
të lind Skënderbe, për filma turq.

Do kërkoj nuse, në Prishtinë,
të ketë në gjak, atdhetarinë.
Do kërkoj nuse, në Berat,
të bëj fëmijë, gjashtë a shtatë.

Nuset shqiptare, të gjitha të mira,
si nga shpirti edhe nga fytyra…
Më të mirë, s’kam gjetur dot,
as në Evropë, as nëpër botë…