Ëndërr deti-Blerta Basha

Blerta Basha

Do doja të isha nje det,

dhe zotin shpesh unë ta lusja,

si vala që puth shpejt një breg,

kështu do doja të të puthja!

Do doja të mbytesha në të,

thellë në ngjyrën blu, të lagët,

pritmë, hëna s’më pret më,

pikturomë me shkumën tek dallgët!